• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tjetër ish-kryetar bashkie merret i pandehur nga SPAK

14/10/2024
Tjetër ish-kryetar bashkie merret i pandehur nga SPAK

Ish kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri është marrë i pandehur sërish nga SPAK dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me dy punonjës të tjerë të bashkisë së Pogradecit.

Sipas SPAK rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Eduart Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator shtetasin Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 14.10.2024, ka përcjellë pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar “Kërkesën për dërgimin e çështjes penale për gjykim” të procedimit penal nr.181/2023, në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, në cilësinë e ish- Kryetarit të Bashkisë Pogradec;

Besjan Meço, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec;

Besmira Niko, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec;

duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Procedimi penal i lartpërmendur është regjistruar mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë Korçë.

Në përfundim të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe pas analizës ligjore të kryer, rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, shtetasi Eduart Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator shtetasin Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit.

Rezulton se në vitin 2009, subjekti Gedi sh.p.k., kishte marrë një leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec, për ndërtimin e Objektit “Kompleks Banimi dhe Shërbimi”, 1 kat nëntokë + 2 kate ambiente shërbimi + 9 kate ambiente banimi, në lagjen nr.3 të qytetit Pogradec. Në atë kohë administrator i shoqërisë Gedi sh.p.k., ishte shtetasi Eduart Kapri.

Në kushtet kur Bashkia Pogradec, i’a kishte refuzuar zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 09.12.2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim në datë 05.11.2014 (jashtë afateve ligjore ta parashikuara nga ligji 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe kur çështja ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kryetari i Bashkisë Pogradec, tashmë shtetasi Eduart Kapri, me vendimin nr. 99, datë 31.03.2016, me objekt “Leje për rishikim të kushteve të lejes”, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara, por dhe ndërtimin e një objekti 14 katësh, në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, nga shoqëria ndërtuese “Gedi” sh.p.k, me administrator vëllain e tij, shtetasin Gëzim Kapri.

Ky ndërtim u lejua në kundërshtim me nenet 40 dhe 48 të ligjit 107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, nenit 66 të Kodit të Procedurës Administrative, në shkelje të vendimit nr.43, datë 26.01.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, duke krijuar kështu përfitime materiale të padrejta për shoqërinë “Gedi” sh.p.k. pasi u shtua sipërfaqja ndërtimore me dy kate. Për më tepër dhënia e këtij vendimi është bërë në kushtet e konfliktit të hapur të interesit, nga ana e të pandehurit Eduart Kapri.

Hetimi i ish kryebashkiakut vjen jo shumë kohë pasi ai u shpall i pafajshëm nga gjykata e Apelit Antikorrupsion, së bashku me vartës të hetuar për shkelje të barazisë në tendera.

Për këtë hetim Eduart Kapri mori dy pafajësi në të dyja shkallët e gjyqësorit e së bashku me të edhe një ish drejtoreshë dhe një ish koordinator, që SPAK i akuzoi për një tender për dru zjarri dhe për mbylljen e tre shkollave të miratuara si qendra votimi.

Në atë kohë ndaj Kaprit si edhe ndaj çdo zyrtari pati hetim pasuror, që u mbyll pa ngritje akuze dhe pa dyshime ndaj tij

Siç konfirmon SPAK për Top Channel, nga 2020 deri më tani , janë regjistruar 21 emra zyrtarësh të cilët po procedohen për fshehje pasurie dhe mos deklarim të saj.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E njohim rivalin, kemi ardhur për fitore”, Balaj del garant përpara Daugavpils: Synojmë kualifikimin (VIDEO)

“Më kishte munguar goli”, Balaj: Vllaznia ringrihet, bashkë shkojmë larg

24/12/2025
Skandal i madh në Turqi, Ptesidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

Skandal i madh në Turqi, Presidenti i Fenerbahçes përfundon në pranga

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al