Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz, ku një person ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin e tij, duke i shkaktuar vdekjen.
Policia njofton se rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
“Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.