Një tërmet i fortë me magnitudë 6 të shkallës Rihter është regjistruar në Malatya të Turqisë Lindore. Thellësia fokale, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, është 9 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte 43 kilometra në lindje të qytetit të Malateas. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale, por mediat e huaja raportojnë se qytetarët kanë dalë të tmerruar në rrugë.