• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E trishtë! As rrugë as shkolle, as punë/ Fshati shqiptari prej nga ku ikën edhe banori i fundit

16/10/2024
E trishtë! As rrugë as shkolle, as punë/ Fshati shqiptari prej nga ku ikën edhe banori i fundit

Largohet edhe banori i fundit nga fshati Pusi i Thatë. Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit udhëtimi vështirësohet, pasi rruga është tejet e vështirë.

Disa fshatra të bashkisë Has ka kohë që kanë mbetur pa asnjë banorë. Njëri prej tyre është Pusi i Thatë, ku banori i fundit u shpërngul pak ditë më parë. Arsyeja e braktisjes është mungesa e infrastrukturës, shkollimit, shërbimeve shëndetësore dhe terreni i ashpër malor.

Në shpatin juglindor të malit të Pashtrikut, shtrihet fshati “Pusi i Thatë”. Çatitë e drurit po bien njëra pas tjetrës, muret prej guri po shemben. Pamja është e trishtueshme. Në fshat nuk dëgjohet asnjë zë, veç fëshfërima e pyllit.

“Deri para viteve ‘90 jetonin 45 famile, ndërsa aktualisht ky fshat është braktisur totalisht. Shumica kanë shkuar në Tiranë e Durrës por edhe jashtë”

Banori i fundit, Rizan Morina para 10 ditësh është shpërngulur nga fshati Pus i Thatë bashkë me familjen. Sot e takojmë rastësisht teksa merr orenditë e fundit dhe na rrëfen arsyet që e detyruan të braktisë vendlindjen.“Banorët e tjere ikën të gjithë, vetem s’rrinim dot. Rrugë jo, as shkollë e shëndetesi. Largimet kanë nisur prej 10 vitesh, por në vitin e fundit (2023) ikën të gjithë”, u shpreh ai.

Edhe pse i totalisht i braktisur, Rizani thotë se këtu herë pas here kalonin turistë, të apasionuar pas natyrës. Nga ky fshat mund të kundrosh liqenin e Fierzes, qytetin e Kukesit, Malin e Gjallicës.“Kanë ardhur turistët vitet e tjera se ju pëlqente mali e klima. Rrinin në çadra në livadhe, por tani nuk vijnë më”, tha ai.

Banorët e fshatit Pusi i Thatë, pjesë e Bashkisë së Hasit, më parë jetonin me blegtori, ndërsa bujqësia s’ka qenë asnjëherë e favorizuar për shkak të terrenit malor. Bukuritë natyrore janë të jashtëzakonshme, por këto nuk mjaftojnë! Banorët u detyruan të lënë fshatin pasi mungon rruga, shkolla, punësimi./Shqiptarja.com

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba
Kryesore

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë
Kryesore

Ilir Meta: Nesër ditë vendimtare për t’i thënë ndal hapit kriminal të shpopullimit. Deputetët që votojnë pro ndarjes territoriale do të shënohen në librin e turpit të historisë

07/10/2026
E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari gjendet i vdekur në banesë. ChatGPT i nxjerr zbuluar, arrestohen ish-gruaja dhe i dashuri i saj

07/10/2026
Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli
Kryesore

Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli

07/10/2026
QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend
Kryesore

QR-kodi të çonte në faqe filmash për të rritur/ Hiqet kodi në Kalanë e Libohovës, priten kontrolle edhe në monumentet e tjera në vend

07/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

Sot votimi në Parlament i ndarjes territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova “fshihen” nga harta

08/10/2026
Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

Dy javë kontrolle në Gjirokastër, Policia Rrugore vendos mbi 2 mijë gjoba

08/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al