POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Ll. P., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua në aksin rrugor “Libohovë-Sofratik”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.