• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria në greminën e vitit ’97, Odise Kote boton librin “Agonia”

01/11/2024
Shqipëria në greminën e vitit ’97, Odise Kote boton librin “Agonia”
“Tetori i librit” muaji i ndërgjegjësimit për librin dhe rolin e tij për një shoqëri më të mirë u mbyll në Gjirokastër me një takim me shkrimtarin Odise Kote dhe librin e tij të fundit “Agonia” Takimi u inicua nga universiteti “Eqrem Çabej” ndërsa kumtesat u mbajtën nga studiues të letërsisë dhe lexues të shkrimtarit.
Romani “Agonia” sjell detaje nga një periudhë e dëshpëruar e shpqërisë shqiptare pas viteve ’90 e sidomos përgjatë vitit ’97.
Në qendër të romanit është dashuria e dy të rinjve, ku partnerja është e huaj, marrëdhënie që vjen në një kohë të trazuar dhe reflekton agoninë e atyre viteve, dëshpërimin, pasigurinë dhe krizën identitare të personazheve.
“Le ta quajmë një roman të kujtesës kombëtare.Ky roman përmbledh ngjarjet e vitit 1997, ngjarje të cilat janë një qortim i madh i shkrimtarit për klasën politike të asaj kohe që për pak e la Shqipërinë të binte në greminë. Është një qortim i madh edhe për veset, problemet, frakturat për atë zhgun që ishte në triumf gjatë vitit 1997. Si shkrimtar unë e vlerësoj si një qortim të madh për klasën politike por edhe për popullin tim, ashtu si Homeri kritikoi grekët për tejkalimin e së drejtës, ashtu si shkrimtarë të tjerë deri tek Kundera dhe Faik Konica duhet të jemi gjithnjë vigjilentë dhe të mos pranojmë asnjëherë që të triumfojë e keqja, zhguni dhe rruga sepse jo vetëm vëmë në pikëpyetje ekzistencën tonë si njerëz por edhe të familjes, komunitetit dhe vetë Shqipërisë”, tha shkrimtari.
Mimoza Zeko pedagoge e letërsisë në universitetin “Eqrem Çabej” tha se romani ofron një strukturë të thjeshtë pavarësisht ndërlikimeve emocionale. Fjalitë e shkurtra pasqyrojnë forcën e një stili të pahasur shpesh dhe përkojnë me gjendjen komplekse të personazheve dhe agonisë që qëndron mbi ta.
“Natyrisht që libri i drejtohet gjithë lexuesve, do thoja edhe një lexues pak i zgjedhur sepse stili i autorit nuk është thjesht tradicional, me një ngjarje apo subjekt të thjeshtë por është një stil që ndërthur brenda disa elementë. Ndikimi nga publicistika apo rrugëtimi i tij si gazetar reflektohet tek fragmentarizmi që ai përdor në roman ose tek risjellja e subjekteve dhe ngjarjeve me një këndvështrim të ri. Është një vepër që duhet lexuar dhe studiuar”, u shpreh Zeko.
Shkrimtari Odise Kote ka lindur dhe jetuar në Gjirokastër. Një pjesë e subjekteve të librave të tij e marrin inspirimin prej personazheve realë dhe ngjarjeve të jetuara e të përjetuara edhe gjatë ushtrimit të profesionit të tij si gazetar./TCH

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U largua nga Partizani para Europës, ish-lojtari i të kuqve kalon testet mjekësore në ekipin e ri

Infermieria ishte plot/ Kryeqytetasit vuajtën lëndimet e Skukës & CO

13/05/2026
Egli Tako: U kënaqa që fitoj Selin!

Egli Tako: U kënaqa që fitoj Selin!

13/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al