• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci ka ndarë videon ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ku e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro.

Përgjigjja e Diellës vjen në formë vlerësimi për përvojën e Kumbaros në shërbimin publik dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes ministrive.

Kujtojmë se pas takimit me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqet e vendit dhe krerët e komisioneve parlamentare, Rama zhvillon sot një tjetër takim në Pogradec, këtë herë me ministrat e qeverisë. Bashkëbisedimi: Rama: Ja, erdhi një kolege e jotja, Mirela Kumbaro.

Diella: Mirëserdhi ministrja Mirela Kumbaro, prania e saj plotëson më tej nismën e përbashkët të punës.

Rama: Mirela Kumbaro është ministre e kujt?

Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është ministre e Arsimit.

Rama: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron?

Diella: Mirela Kumbaro është një kolege me përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive është ajo që i kthen prioritetet në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është një vlerë kolegjiale, ajo merr forcë kur shndërrohet në rezultat të prekshëm për qytetarët.

Ndërkohë, detajet e para të “Pasqyrë Albania” tregojnë se platforma do të jetë një modernizim i “Bashkëqeverisjes” dhe do të funksionojë përmes dy seksioneve, “Flamingo Mirror” dhe “Radar”.

I pari do të shërbejë për mbledhjen e sinjalizimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa “Radar” do të gjurmojë problematikat e raportuara, me një afat prej 48 orësh për ndjekjen e tyre dhe deri në dy javë për zgjidhjen. Sipas burimeve nga PS, synimi është rritja e besimit te institucionet, ndërsa testi i parë i kësaj nisme pritet të jenë zgjedhjet lokale të vitit 2027.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Related Posts

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier
Kryesore

Kroacia gropos 14.7 tonë speca me helm, ishin blerë në Fier

10/09/2026
Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer
Kryesore

Bllokimi i pagave nga qeveria, reagon gjyqtarja: Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer

10/09/2026
Roland Bejko: Jam ndarë përfundimisht me Bashën! Nuk dha prova kundër Berishës
Kryesore

Bejko: Të gjithë e kanë mbledhur mendjen, sa të jetë Berisha në krye, PD nuk vjen në pushtet

10/09/2026
685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)
Kryesore

685 kg mish viçi dhe 83 kg peshk kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, dy të arrestuar (VIDEO)

10/09/2026
100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë
Kryesore

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

10/09/2026
Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!
Kryesore

Rama për pagat e gjyqtarëve: Histori bajate, vetëm Kuvendi mund të vendosë!

10/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ United e nis me poker Championsin, Bayern me 5 “yje”,  fiton edhe Como

VIDEO/ United e nis me poker Championsin, Bayern me 5 “yje”, fiton edhe Como

11/09/2026
VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

VIDEO/ United “zjarr” në Champions, Bayern vuan në pjesën e parë

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al