• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po armatoset, ja fondet që parashikohen në buxhetin e ri

03/11/2024
Shqipëria po armatoset, ja fondet që parashikohen në buxhetin e ri
Projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 parashikon një angazhim të fortë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurinë kombëtare.
Buxheti total arrin në 52,685,544,000 lekë, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme në financimin e mbrojtjes, duke u fokusuar në modernizimin dhe forcimin e forcave të armatosura.
Totali i shpenzimeve korrente shkon në 24,536,494, 000 lekë, shifër që tregon investimet në operacionet ditore dhe mbështetje për personelin ushtarak.
Totali i shpenzimeve kapitale shkon në 28,149,050,000 lekë, ndër të cilat financim i huaj janë 12,212,050,000 lekë dhe financim i brendshëm janë 15,937,000,000 lekë.
Investimet kapitale janë të përqendruara në përmirësimin e infrastrukturës ushtarake dhe blerjen e pajisjeve të reja.
Shpenzimet për planifikimin, menaxhimin dhe administrimin shkon në 1,523,300,000 lekë, ku përfshihen financimi për menaxhimin dhe organizimin e strukturave të mbrojtjes, duke siguruar efikasitet në përdorimin e burimeve.
Pr/buxheti për forcat e luftimit shkon në 28,853,758,000 lekë që tregon për shpenzime të larta për forcën luftarake. Kjo kategori është kritike për ruajtjen e gatishmërisë dhe trajnimin e ushtarëve.
Për arsimin ushtarak pr/buxheti parashikon 1,427,000,000 lekë, duke treguar që investimi në arsimimin e ushtarëve është i domosdoshëm për zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe teknike.
Për mbështetjen e luftimit pr/buxheti parashikon 8,313,436,000 lekë, që tregon angazhimin për mbështetje operacionale dhe logjistikë për forcat luftarake.
Sa i takon mbështetjes për shëndetësinë pr/ buxheti parashikon 1,906,000,000 lekë duke treguar një mbështetje të lartë për sigurinë shëndetësore të ushtarëve, duke ofruar shërbime mjekësore dhe përkujdesje.
Mbështetja sociale për ushtarët parashikon një shpenzim prej 5,200,000,000 lekë. Financimi në këtë kategori është i rëndësishëm për mirëqenien sociale dhe ekonomike të ushtarëve dhe familjeve të tyre.
Për emergjencat civile, pr/buxheti parashikon 5,462,050,000 lekë duke përfshirë në këtë kategori financimin për përballimin e situatave emergjente dhe mbështetje për sigurinë civile.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 tregon një fokus të qartë në forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për ushtarët.
Rritja e shpenzimeve kapitale dhe investimi në arsimimin dhe shëndetin e ushtarëve janë hapa të rëndësishëm për garantimin e sigurisë kombëtare.
Ky buxhet reflekton angazhimin e qeverisë për të përballuar sfidat e sigurisë në një mjedis global në ndryshim.
Në relacionin e pr/buxhetit për prioritetet 2025-2027 për mbrojtjen theksohet se, ministria e Mbrojtjes synon të përmbushë reformat e nisura dhe realizimin e detyrave kushtetuese të Forcave të Armatosura (FA), angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, angazhimeve të FA në kuadër rajonal dhe në aftësitë trajnuese të vetë FA.
Me këtë buxhet, Ministria e Mbrojtjes synon modernizimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së FA duke zhvilluar kapacitetet e FA në përputhje me Planin Afatgjatë të Zhvillimit, vijuar pajisjen e Forcave Tokësore me armatim të ri të ndërveprueshëm me aleatët në NATO, zgjeruar investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe ushtarake dhe modernizuar pajisjet dhe sistemet kompjuterike.
Gjithashtu synohet vajimi i pjesëmarrjes në operacionet e NATO-s duke rritur nivelin e angazhimit të FA, në operacionet e Aleancës dhe pjesëmarrjen në misionet e iniciativat e reja që NATO mund të ndërmarrë.
Ministria e Mbrojtjes po ashtu, synon zhvillimin dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve të FA për operacione të mbrojtjes kombëtare dhe kolektive, operacione në përgjigje të krizave, si dhe kapacitetet për përballimin e Emergjencave Civile, dhënien e ndihmës vendeve të rajonit në rast emergjencash civile në kuadrin e NATO-s, OKB-se dhe BE-së.
Në prioritetet e MM është edhe lartësimi i figurës dhe integriteti i ushtarakut, nëpërmjet zhvillimit të politikave të nevojshme në fushën e personelit, promovimit në karrierë, trajtimit të ushtarakut, rritjes së transparencës, llogaridhënies, si dhe eliminimin e korrupsionit në Forcat e Armatosura.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al