POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.