• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Shqipëria më mirë se 8 vende të BE-së në luftën ndaj pastrimit të parave! Komisioni antikorrupsion të jetë i përhershëm

12/12/2024
Rama: Shqipëria më mirë se 8 vende të BE-së në luftën ndaj pastrimit të parave! Komisioni antikorrupsion të jetë i përhershëm

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria renditet shumë herë më mirë nga çfarë e paraqesin kundërshtarët politikë por edhe “ata që i duan të mirën” Shqipërisë, sa i përket dy kategorive, luftës ndaj pastrimit të parave dhe prokurimeve publike.

Në një event me ambasadorë të huaj dhe zyrtarë qeveritarë, Rama tha se sipas renditjes së Bashkimit Europian, prokurimet publike të Shqipërisë janë më transparentet dhe më efiçentet.

Ai gjithashtu tha se sipas renditjes së Indeksit të Bazelit, vendi ynë është më mirë edhe se 8 vende të BE-së, në luftën ndaj pastrimit të parave.

Rama tha se puna e komisionit antikorrupsion është themelore për përmbushjen e kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës dhe sugjeroi se ky komision duhet të jetë i përhershëm.

“Puna e këtij komisioni është themelore. Jo vetëm që ky komision duhet të mbështetet me të gjitha fuqitë, por duhet që këtë komision ta transformojmë në një mekanizëm permanent në Kuvendin e Shqipërisë. Për ndryshe ne nuk e arrijmë dot Shqipërinë anëtare në BE në 2030. Është e pamundur për nga numri i detyrave që duhet të bëjmë, dhe BE nuk fal kur vjen puna te numri i standardeve që duhet të plotësojë një shtet. Sot Shqipëria është në vendin e parë në rajon për prokurimet publike, nga pikëpamja e eficencës, transparencës. Këtë e thotë BE, dhe për të arritur në këtë konkluzion, përdor një instrument ekspertësh që analizojnë vendet. Është i njëjti instrument që ka qenë dhe më parë dhe nuk i ka thënë më parë këto gjëra. BE e konsideron sistemin tonë të prokurimeve publike, si një sistem evropian. Kjo mund t’i duket e çuditshme atyre që e nisin ditën me “korrupsion” dhe e mbarojnë me “korrupsion”.

“Pastrimi i parave, paraja e zezë, çdo gjë këtu është para e zezë”, del indeksi i Bazelit dhe thotë që Shqipëria ka bërë në luftën kundër pastrimit të parave, një progres që në tabelën e klasifikimit janë nja 7 a 8 vende të BE-së nën Shqipërinë”, u shpreh Rama.

Related Posts

Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi
Kryesore

Gjirokastra po zbrazet, qarku me numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri

12/05/2026
E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 34-vjeçari i aksidentuar sot

12/05/2026
Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar
Kryesore

Mallra kontrabandë nga Greqia, Prokuroria godet rrjetin, 4 të arrestuar

12/05/2026
Kryesore

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi

12/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP
Kryesore

“Je çmendur moj, je çmendur”- Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP

12/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E trishtë, ndahet nga jeta basketbollisti 29-vjeçar i NBA

E trishtë, ndahet nga jeta basketbollisti 29-vjeçar i NBA

12/05/2026
“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sara Karajt tregon bisedën me fermeren para hyrjes në Ferma VIP

“Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sara Karajt tregon bisedën me fermeren para hyrjes në Ferma VIP

12/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al