Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër njoftoi sot se Sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. D., 20 vjeç, banues në fshatin Picar. Arrestimi i tij u realizua në rrugën “18 Shtatori”, pas konstatimit të tij duke drejtuar automjetin pa pasur leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Policia apelon për rritjen e vigjilencës dhe respektimin e rregullave të trafikut, për të siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët.