Një ngjarje e ngjashme me skenar filmash ka ndodhur të dielën që lamë pas në Kostur të Greqisë, pasi një 41-vjeçar grek është marrë peng dhe ëhstë dhunuar nga një shqiptar.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 41-vjecari menjëherë sapo ka mundur të lirohet është arratisur nga pylli ku e kishte dërguar shqiptari dhe ka denoncuar ngjarjen në polici.
Ai ka treguar se fillimisht ka hipur në një makinë ku ndodhej një çift grek 29 burri dhe 25 gruaja, por këta dy të fundit e kanë dorëzuar te shqiptari, i cili nën kërcënimin e armës e ka dërguar në një pyll dhe më pas ka ushtruar dhunë.
Menjëherë aps denoncimit policia ka identifikuar makinën e cila ishte marrë me qera nga çifti grek, dhe ka mundur të identifikojë dhe arrestojë këta dy të fundit, ndërsa 37-vjeçari shqiptar është shpallur në kërkim.
Çuditërisht, 29-vjecari grek dhe 37-vjecari shqiptar rezultojnë të arrestuar më 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë liruar më pas, raporton Prothotema.gr.
Shqiptari ishte arrestuar pasi rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe 3.000 euro gjobë për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme.
Ndërsa greku rezulton i arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe të tre banesave të tij, u gjetën dhe sekuestruan sasi droge marijuanë, hashash e kokainë, 2 pistoleta, municion dhe shuma parash.