• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fustanella 500-fletëshe e Jugut/ Veshjet popullore risillen në jetë në Gjirokastër

25/12/2024
Fustanella 500-fletëshe e Jugut/ Veshjet popullore risillen në jetë në Gjirokastër

Fustanella 500-fletëshe e Jugut, veshja e grave të Lunxhërisë, jelekët apo kalcat e qëndisura në ar, motivet gati të humbura të dekorit të veshjeve popullore po risillen në jetë në Gjirokastër nga stilistja Lizeta Hatika.

Puna për të rikrijuar disa prej veshjeve ka kërkuar hulumtim në terren, këshillim me studiues dhe përshtatje të materialeve.

“Këto janë kostume të vjetra të vllehëve të Gjirokastrës, të cilat efekti kohë i ka shpërbërë. Ne na është besuar ripunimi dhe rindërtimi i të gjitha elementëve që ky kostum ka pasur. Pjesa më e madhe e porosive vijnë nga emigrantë jashtë Shqipërisë të cilët bëjnë porosi për evente të ndryshme familjare. Vitin e kaluar dhe sivjet janë bërë shumë porosi për fejesat dhe dasmat që ata bëjnë në vendet ku jetojnë”, tha Lizeta Hatika.

Aktualisht kërkesat që vijnë prej shqiptarëve të diasporës dhe tregut turistik e kanë nxitur Lizetën të kërkojë te tradita dhe të risjellë veshjet e kompletuara të disa krahinave.

“Duhen përpjekje akoma më të mëdha dhe duhet të mblidhen komisione apo grupe etnografësh të cilët janë të njohur në këtë fushë për të vënë në vend çdo gjë që ne kemi si pjesë e trashëgimisë kulturore. Rëndom po shohim që po deformohen shumë kostume. Ka përpjekje për të krijuar materiale autentike siç kanë qenë dikur. Janë disa artizanë që e kanë marrë shumë seriozisht dhe kanë filluar të punojnë ato materiale ashtu siç kanë qenë fijet dhe materialet e linit dhe shajakut”, shprehet ajo.

Gjirokastra ka qenë qendra e dytë më e rëndësishme e qëndistarisë dhe kostumeve pas Stambollit që prej mesjetës së vonë. Në qytet kanë porositur veshjet e tyre personazhe të njohur publikë, diplomatë, luftëtarë, intelektualë e udhëtarë. Lizeta dhe shumë artizanë të tjerë me mundim janë duke i kthyer pazarit të Gjirokastrës karakterin e tij tradicional si zemra e artizanatit dhe zejeve./CNA

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Brikena flet hapur me Mateon: Nëse dal nga shtëpia…

Brikena flet hapur me Mateon: Nëse dal nga shtëpia…

15/03/2026
VIDEO/ Como nuk ndalet, thyen Romën në Serie A dhe shikon drejt Champions

VIDEO/ Como nuk ndalet, thyen Romën në Serie A dhe shikon drejt Champions

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al