• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kishte ardhur në Shqipëri për festa, humb jetën në aksident 24-vjeçarja greke

02/01/2025
E premtja e zezë në Shqipëri/Si humbën jetën 11 persona dje në Shqipëri në mënyrë tragjike
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, ku humbi jetën një 24-vjeçare.
Nga hetimet paraprake është zbuluar se dy automjetet e përfshira në ngjarje po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara, çka konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të përplasjes.
Sipas të dhënave, drejtuesi i automjetit tip Peugeot ka kryer një manovër të gabuar. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se ishte përpjekur të shmangte një kafshë që i kishte dalë para, duke devijuar automjetin.
Kjo manovër ka çuar në përplasjen e fortë ballore me një automjet tip Mercedes-Benz që po lëvizte në korsinë tjetër.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme, një 24-vjeçare greke, pasagjere në mjetin Peugeot, humbi jetën në vend. Të rinjtë, që jetonin në Selanik, kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.
Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm, duke qenë se ajo është shtetase e huaj. Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Related Posts

Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)
Kryesore

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Kryesore

Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

11/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”, Ola reagon me mesazhe të koduara

Pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”, Ola reagon me mesazhe të koduara

11/05/2026
Real Madrid, një dështim total, tani pritet revolucion

Real Madrid, një dështim total, tani pritet revolucion

11/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al