• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“O shpirt i mamit, o dielli im”, takimi i Parashqevi Simakut me djalin: Luke dëgjoi 6 herë këngën “E duam lumturinë”, u krenua me nënën e tij

04/01/2025
“O shpirt i mamit, o dielli im”, takimi i Parashqevi Simakut me djalin: Luke dëgjoi 6 herë këngën “E duam lumturinë”, u krenua me nënën e tij

Takimi i munguar prej vitesh dhe i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj, Luke Nolfe ishte emocionues për vetë protagonistët e kësaj historie, por edhe për publikun që ndoqi disa momente nëpërmjet “Instagram-it” të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim.

Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe.

“Ai është nervoz. Faleminderit, Zoti të bekoftë ty Elton dhe Zoti bekoftë Robertin”, u shpreh në fillim këngëtarja, teksa dukej qartë emocioni që po përjetonte dhe mirënjohja për ata që e ndihmuan të bënte ëndrrën e saj realitet.

“O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

I pyetur nga Elton Ilirjani, Luke Nolfe pohoi se ndihet mirë që ritakoi pas shumë vitesh nënën e tij.

Elton Ilirjani: Luke si ndihesh, ndihesh mirë

Luke Nolfe: Po

Elton Ilirjani: E do nënën tënde?

Luke Nolfe: Po

Elton Ilirjani: Si e gjete… të pëlqen pamja këtu, është një pamje shumë e bukur

Luke Nolfe: Më pëlqen

“Luka e dëgjoi gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’. U krenua me nënën e vetë! Nuk e prisja këtë reagim pozitiv pas kaq shumë vitesh. Dashuria triumfoi sërish dhe gjithmonë do të triumfojë. Dashuria nuk blihet me para. Kjo histori nuk kishte nevojë për para dhe këtë ma mësoi Parashqevi Simaku”, u shpreh Ilirjani që dëshmoi takimin e rrallë familjar.

Ndërsa vetë këngëtarja, pas takimit përshkroi në një tjetër video ndjesitë e saj.

“Një falenderim për këtë engjëllin që bëri një mrekulli për mua, nuk e harroj sa të vdes. Një përshëndetje shpirtërore nënës së tij, që u bë shkak që Eltoni të linte luksin e Majemit dhe të vinte këtu. Nuk e harroj sa të ves, e ka derën e zemrës të hapur, edhe djali, edhe Roberti kanë të njëjtën dashuri”.

Për Eltonin, me realizimin e këtij takimi, u vu në vend amaneti i nënës së tij, që ndonëse është në gjendje të rënduar shëndetësore, i kërkoi të birit të bashkojë Parashqevinë me djalin.

“Heroina e kësaj historie është Hanko Ilirjani, që më rriti me dashuri dhe këngët e Parashqevi Simakut. Ajo edhe pse e sëmurë në shtrat, më tha: Aspak nuk je i pasur nëse nuk gjen dhe bashkon Parashqevinë me djalin! Kot thua që jetoj në New York”, shprehet biznesmeni.

Related Posts

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës
Kryesore

SPAK ushtron kontroll në banesën e Ilir Prodës

22/09/2026
SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni
Kryesore

SPAK lëshon masë “arrest shtëpie” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni

22/09/2026
Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit
Lajme

Dhuna e përsëritur përfundoi në tragjedi. Burri qëlloi për vdekje bashkëshorten se kujdesej për nipërit

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve
Lajme

Ervin Demo: Mirënjohje Policisë Kufitare për përballimin efikas të fluksit rekord të udhëtarëve

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Misteri i vdekjes së Maradonës merr kthesë të re/ Eksperti: COVID-19 mund të ketë shkaktuar vdekjen e legjendës

Misteri i vdekjes së Maradonës merr kthesë të re/ Eksperti: COVID-19 mund të ketë shkaktuar vdekjen e legjendës

23/09/2026
Pse japonezët nuk nxitojnë t’i ndajnë fëmijët kur zihen. Çfarë është metoda “mimamoru” – Balkanweb.com – News24

Pse japonezët nuk nxitojnë t’i ndajnë fëmijët kur zihen. Çfarë është metoda “mimamoru” – Balkanweb.com – News24

23/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al