• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bora deri në 50 cm / Bllokohen besimtarët te Kisha e Laçit!

12/01/2025
Bora deri në 50 cm / Bllokohen besimtarët te Kisha e Laçit!

Përkeqësimi i menjëhershëm i motit dhe reshjet e shumta të borës gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë problematika të shumta kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.

Disa fshatra në malësinë e Krujës janë bllokuar plotësisht, ndërsa reshjet e borës që shkojnë deri në 50 centimetra, kanë shkaktuar dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Laç, ku raportohet për bllokim të aksit rrugor që lidh qytetin e Laçit me kishën e Sh’na Ndoit.

Dhjetra fshatra janë izoluar në Kukës, për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora. Aksi rrugor Librazhd-Peshkopi është i pakalueshëm.

Policia bën apel që drejtuesit e mjeteve të cilët udhëtojnë nga Skurajt në drejtim të Ulzës, ta shmangin këtë segment rrugor pasi është bllokuar rruga në Qafë të Ulzës.

Vështirësi qarkullimi ka në aksin rrugor Prrenjas –Qafë Thanë.

Trashësi mbi 40 cm dëborë janë regjistruar në zona si Mirdita, Bulqiza, Kukësi, Dibra, Librazhdi, Korça apo në çdo lartësi mbi 300 metra nga niveli i detit. Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme. Emergjencat civile raportuan si të bllokuara edhe disa zona rurale, sidomos në qarkun Dibër.

Gjatë natës zonat malore të Mirditës janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë vijuar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me stuhi në zonat mbi 300 metra mbi nivelin e detit. Në njësitë Fan, Orosh dhe Selitë, trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra, duke bllokuar rrugët e fshatrave. Po ashtu, raportohet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa lëvizja në Rrugën e Kombit nga Repsi në Thirrë po mbahet në monitorim, pasi ka prani të ngricave në rrugë.

Related Posts

Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)
Kryesore

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Kryesore

Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

11/05/2026
Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

Sezoni turistik, Greqia zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës

11/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al