• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Këtu kafet dhe restorantet janë plot, ata që rrinë më shumë ulur ankohen më shumë

18/01/2025
Rama: Rrjetet sociale kanë të njëjtin efekt si drogat

Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish me një komentues në rubrikën “Sy m’sy” që ka nisur në “Facebook”.

Ai i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili thotë se emigrantët nuk duhet të votojnë me postë, pasi ata nuk e dinë se si jetojnë shqiptarët në vend.

“E mira është që emigrantët s’kanë pse të votojnë, ata që mund të vijnë mund të votojnë, por jo me postë se bëhen manipulime. Juve bëni këtu nga qyteti në qytet jo më jashtë shtetit, pastaj ata s’e dinë se si jetojmë ne paçka se janë fëmijët tonë, ne i dimë hallet tona këtu, ata e shohin Shqipërinë nga jashtë si një njeri që është veshur nga jashtë mirë dhe të brendshmet i ka copë”, ka shkruar komentuesi Xhevahir Sulejmani.

Rama: Në fakt i dashur Xhevahir unë mendoj se emigrantët e dinë mirë, madje shumica dërrmuese e tyre janë më të kthjellët se ne për të paktën 3 gjëra themelore, e para ata janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë sepse nga një anë patjetër që nuk i kanë ato gërr mërret e përditshme të jetës së këtushme që shpesh na lodhin të gjithëve, po nga ana tjetër kanë mundësinë të vlerësojnë shumë më kollaj dallimin mes asaj që shohin kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar, e dyta emigrantët nuk kanë iluzione për jetën atje, ata nuk i kuptojnë madje ankesat tona se kafet dhe restorantet janë plot, por ata që rrinë më shumë ulur ankohen më shumë se jo s’ka bukë, jo s’ka ujë, jo s’ka rrugë, jo s’ka punë.

Emigrantët punojnë fort, shpesh bëjnë nga dy punë, atje s’ka kushërinj, s’ka krushqi e s’ka parti e punë në shtet e rashë e vdiqa. Ata lodhen shumë për të paguar taksat që janë rritur në Europë në krahasim me pagat që ata marrin.

E treta, emigrantët dinë ta vlerësojnë më shumë se sa ne rëndësinë e imazhit dhe reputacionit të Shqipërisë jashtë kufijve, që deri dje u kthehej kokës atyre vetë se i shihnin si të ardhur nga vend shejtanësh, ndërsa sot ata po e thonë çdo ditë me gojën plot jam nga Shqipëria, se vendit i kemi dhënë një dinjitet që s’e ka pasur kurrë në botën e jashtme, do ta ngjisim në majën e 2030 si të barabartë mes të barabartësh jo vetëm në marrëdhënie se e kemi që sot, por në tryezën evropiane. Xheveahir, thotë një fjalë e urtë ‘Mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët’, emigrantët e dinë mirë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe do e shikosh që do e bëjnë.

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Kris arma në Sarandë pas një sherri, 4 të ndaluar nga policia, 2 në kërkim

14/03/2026
Lajme

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel
Lajme

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Lajme

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bylis barazoi ndaj Dinamos, Josa: Luftuam më shumë se në ndeshjet e tjera

Humbja ndaj Tiranës, trajneri i Bylisit: S’më pëlqeu mënyra si dhuruam golin, duhet të përmirësohemi

14/03/2026
Verstappen e thotë hapur: Nuk po e shijoj më Formulën 1

Verstappen e thotë hapur: Nuk po e shijoj më Formulën 1

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al