Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në punë. Të hënën, më 20 janar, Kuvendi do të hapë punimet e Sesionit të VII-të të Legislaturës së X, një aktivitet i rëndësishëm për zhvillimin e punës legjislative për këtë vit.
Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se seanca plenare e hapjes do të mbahet në orën 17:00.
“Ju njoftojmë se seanca plenare e hapjes së punimeve të Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 20 Janar, ora 17:00. (Urdhër nr. 3, datë 16.01.2025, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.”, – thuhet në njoftim.