• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Riaktivizohet projekti i i Ujësjellësit të Himarës në lumin Shushica

22/01/2025
Riaktivizohet projekti i i Ujësjellësit të Himarës në lumin Shushica

Nga Nensi Bogdani

Teksa procesi gjyqësor për kundërshtimin e projektit të ujësjellësit të Himarës po vijon ende, në terren autoritetet kanë riaktivizuar punimet duke filluar me zhvendosjen e tubave të devijimit në territorin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.

“Është e papranueshme që pavarësisht kundërshtimit të fuqishëm nga ana jonë si banorë të luginës së

Shushicës, ky projekt të vijojë punimet brenda parkut kombëtar të Vjosës”, tha Astrit Balilaj, kryeplaku i fshatit Kuç.

Projekti i ujësjellësit të Himarës parashikon devijimin e ujit nga burimi i lumit të Shushicës për ta kanalizuar atë nëpërmjet një tubacioni 17 km drejt bregdetit të Himarës në mënyrë që të përmbushë kërkesat e turizmit masiv.

Sipas ekspertëve mjedisorë nga EcoAlbania që kanë ngritur zërin për kundërshtimin e këtij projekti, diga e devijimit – infrastruktura më e rëndësishme dhe më shkatërruese e projektit të devijimit ë ujit – është akoma për t’u ndërtuar.

Tubat që planifikohen të përdoren për të marrë ujin e Shushicës, ishin të stacionuar pranë vendgrumbullimit të tyre në urën e Laskos në Kuç prej më shumë se 1 vit e gjysmë, pasi hasën në kundërshtinë e banorëve.

“Së fundmi zbatuesit e projektit kanë nisur të shpërndajnë tubat në anë të rrugës nacionale, përgjatë rrjedhës së sipërme të Shushicës, për tu përgatitur për vijimin e punimeve”, shkruhet në deklaratën për shtyp të organizatës mjedisore EcoAlbania.

“Beteja për mbrojtjen e ujit të Shushicës vijon, tashmë edhe në gjykatë. Ne jemi të vendosur ta ndjekim këtë rast ne të gjitha instancat për të moslejuar këtë ndërhyrje shkatërruese në Parkun Kombëtar të

Lumit të Egër Vjosa”, tha Olsi Nika nga EcoAlbania. Nga ana tjetër, banorët e zonës I bëjnë thirrje qeverisë të ndalojë përfundimisht këtë projekt.

“I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga marrja e ujit të Shushicës për ujësjellësin e Himarës dhe të përdorë alternativa të tjera për realizimin e tij”, u shpreh kryeplaku I fshatit Kuc, Astrit Balilaj.

Qeveria vijon të mos ketë ende një deklaratë publike në lidhje me vijimin e punimeve./BIRN

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës

02/10/2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

02/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al