• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Doli për peshkim dhe u zhduk, gjendet pas një jave trupi i pajetë i 63-vjeçarit

23/01/2025
Doli për peshkim dhe u zhduk, gjendet pas një jave trupi i pajetë i 63-vjeçarit

Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i pajetë i 63-vjeçarit Ëngjëll Kanani. Kanani u zhduk më 16 janar teksa kishte dalë për peshkim me shokun e tij në lumin Vjosë, pranë fshatit Kashisht.

Dyshohej se 63-vjeçari kishte rënë në ujërat e lumit Vjosë. Trupi i tij është gjetur në tokat e Kafarajt dhe dyshohet se ka përsuar infrakt.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin E. K., 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur “Bunac”, në fshatin Kafaraj. Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si ndodhi ngjarja

Kallëzimi në polici për zhdukjen e Kananit u bë nga shoku i tij 64- vjecar, të dy banues në Berat. Sipas banorit të fshatit Kashisht, Aleksandër Rakipi, dy peshkatarët vinin pothuajse çdo ditë në zonë për të peshkuar me grep.

Ditën e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30, por 63-vjeçari nuk shkoi në vendin ku kishin lënë takim

Celulari i 63-vjeçarit ka qenë i hapur deri 24 orë pas zhdukjes, teksa kishin nisur kërkimet për të.

Familjarët dhe miku i tij 64-vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij, por nuk përgjigjej askush. Ditën e sotme, një javë pas zhdukjes, ai është gjetur i pajetë.

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës

02/10/2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

02/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al