• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i PD: Bashkia Fier, tender për koncert me këngëtarë në Greqi

23/01/2025
Deputeti i PD: Bashkia Fier, tender për koncert me këngëtarë në Greqi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një intervistë për “Ditarin” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, ka akuzuar Partinë Socialiste se po shfrytëzon asete shtetërore për të bindur shqiptarët e Diasporës që të votojnë për ta në zgjedhjet e 11 majit.

Për ta ilustruar këtë ai solli rastin e Bashkisë së Fierit, që sipas Baçit me një tender ka financuar një koncert me emigrantët në Athinë.

“Partia Socialiste ka vënë në dispozicion asete të shtetit. Ka vënë në dispozicion bashkitë vjedhura të 2023. Para një jave Bashkia e Fierit ka bërë tender madje, duke përzgjedhur këngëtarë, një autobus 30 vendesh dhe i ka dërguar në Greqi, duke organizuar një koncert në Athinë me paratë e bashkisë, me punonjësit e administratës, për të bërë propagandë dhe për të mbledhur votat e diasporës për PS. PS përdor bashkitë, ministrisë, drejtoritë në funksion të votave të diasporës që të shkojnë për ta”, tha Baçi.

Si për të treguar që Partia Demokratike fushatën në diasporë po e zhvillon me shpenzimet personale të deputetëve, Baçi tha se ai vetë do të paguajë për një takim më bashkatdhetarët në Agrinjo javën e ardhshme.

“Unë të shtunën tjetër kam takim në Agrinjo të Greqisë që janë në shumicë nga qarku i Fierit. Këto janë takime që i bëjmë si deputetë, me shpenzimet tona. Ja ku është Greqia, Agrinjo nuk është më larg se 300-400 km nga Fieri”, u shpreh Baçi./A2CNN

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Kris arma në Sarandë pas një sherri, 4 të ndaluar nga policia, 2 në kërkim

14/03/2026
Lajme

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel
Lajme

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Lajme

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Titulli nuk është kusht, Inter blindon Chivu-n, i paprekshëm edhe Esposito

Titulli nuk është kusht, Inter blindon Chivu-n, i paprekshëm edhe Esposito

14/03/2026
Titulli nuk është kusht, Inter blindon Chivu-n, i paprekshëm edhe Esposito

Titulli nuk është kusht, Inter blindon Chivu-n, i paprekshëm edhe Esposito

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al