Sot, pikërisht në ditëlindjen e Ismail Kadare, me 28 Janar shtëpia botuese “Onufri” që ka botuar pothuaj të gjithë veprën e shkrimtarit të madh ka nxjerrë në qarkullim veprën më të re studimore për gjeniun e letrave shqipe.
Vepra quhet “Në periferinë e Ismaillandit” dhe mban nëntitullin “in memoriam Ismail Kadare” dhe vjen nga profesori dhe studiuesi i mirënjohur Matteo Mandala.
Matteo Mandala është profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe dhe drejtues i katedrës së Albanologjisë në Palermo të Italisë.
Matteo Mandala është ekspert i letërsisë arbëreshe dhe asaj shqiptare në përgjithësi por dhe dialektolog dhe specialist i kulturës shqiptare.
Ai e sheh Ismail Kadarenë si një prej xhevahirëve të rrallë të letërsisë botërore dhe më të madhin e letërisë shqipe. A.K.