Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Qindra besimtarë e pritën Kryepeshkopin e me lule dhe gjethe dafine. Arkëmorti u shoqërua nga klerikët e vendit dhe u dërgua në Kishën “Ringjalla e Krishtit”. Ceremonia mortore për Kryepeshkopin e ndjerë do të mbahet ditën e enjte në Tiranë.