POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Th. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në çantë i janë gjetur 14 steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.