• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mitsotakis: Kryepeshkopi Anastas mund të quhet ‘diplomati i dashurisë’. Ishte një urë miqësie mes dy popujve

30/01/2025
Mitsotakis: Kryepeshkopi Anastas mund të quhet ‘diplomati i dashurisë’. Ishte një urë miqësie mes dy popujve

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në fjalën e tij gjatë homazheve në nder të Kryepeshkopit Anastas tha se mungesa e tij do të jetë e pazëvendësueshme. Kreu i qeverisë greke tha se Anastasi ishte një urë miqësie mes dy popujve.

“Guximi dhe shpresa janë 2 busulla që udhëheqin Anastasin në udhëtimin e mrekullueshëm për njeriun, herë si misionar e herë si mbështetës i heshtur i studentëve të Greqisë gjatë diktaturës dhe si sigurisht një nismëtar i palodhur i ortodoksisë në Shqipëri.

Ka qenë themelues madhor dhe pioner i ortodoksisë në shqipëri, para një personaliteti ne përulemi. Ishte një intelektual i besimit por edhe një shërbëtor i thjeshtë i njeriut që kishte në krah. Ka qenë një shembull i ndriccuar i aktivitetit të tij.

Më fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas boshllëk të pazëvendësueshëm jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe diasporën tonë por kudo ku rreh zemra e helenizmit por për të cilën ekzistoi për dekada me radhë një dritë udhërrëfyese, një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, një dritë e ortodoksisë dhe jetës së krishterë”, u shpreh Mitsotakis.

Fjala e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis

Guxojmë të shpresojmë.” Këto tri fjalë, mendoj, përmbledhin jetën dhe veprën e hierarkut që po përcjellim sot. Sepse, pikërisht, guximi dhe shpresa ishin dy busullat që gjithmonë udhëhiqnin Anastasin në rrugëtimin e tij të mrekullueshëm. Një rrugëtim gjithnjë pranë njeriut dhe të drejtave të tij herë si një misionar i përulur në Afrikën e fëmijëve të uritur, herë si një mbështetës i heshtur i studentëve në Greqinë e diktaturës dhe, sigurisht, si një rigjallërues i madh dhe një nismëtar i palodhur i Orthodhoksisë në Shqipëri.

Përulemi me nderim para madhështisë së këtij personaliteti të veçantë. Sepse Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas
një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti. Një dritë e Orthodhoksisë dhe e jetës së krishterë.

Shumica prej të pranishmëve e dinë mirë se çfarë arriti Anastasi që nga çasti i parë kur mbërriti në Shqipëri, në vitin 1991. Në një vend të rrënuar nga regjimi autoritar, me të krishterët të persekutuar dhe bashkëkombasit tanë të lënë në harresë. Megjithatë, duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, ai hodhi themelet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Krijoi mbi 400 enori, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi 145 klerikë të rinj. Njëkohësisht, hapi dhjetëra
institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirëse. Një mrekulli e vërtetë mes rrënojave!

“Gurët që na hedhin, ata që luftojnë kundër veprës sonë,” thoshte shpesh me një buzëqeshje në fytyrë “ne i mbledhim dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla.” E thoshte dhe e nënkuptonte. Nuk është rastësi, pra, që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë. Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet “diplomati i dashurisë.” Një mision që ai e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje, por edhe me një vendosmëri të palëkundur.

Zonja dhe zotërinj, miq të dashur,

Jam një nga fatlumët që pata mundësinë ta njoh dhe të bashkëpunoj për vite me radhë me hierarkun tonë. Dhe nuk e fsheh që e konsideroj këtë përvojë jo vetëm një angazhim profesional, por edhe një pasuri personale. Sepse ai ishte, siç e kishte quajtur im atë, “i shenjtë dhe i urtë.” Një njeri që të magjepste me dijet e tij dhe një karakter që, pa e shprehur me fjalë, të ftonte me shembullin e tij të bëheshe më i mirë. Pikërisht këtu përputheshin edhe rrugët tona: në aftësinë për të kuptuar problemet e shumicës, veçanërisht të më të dobëtëve, dhe në përkushtimin për të luftuar, pavarësisht vështirësive, që ato të gjenin
zgjidhje.

Për grekët dhe orthodhoksët në Shqipëri dhe kudo në botë, Anastasi ishte burim krenarie. Ai ishte një shërbëtor i palodhur dhe i përulur, duke ofruar shpresë dhe udhëzim shpirtëror për besimtarët orthodhoksë kudo në botë. Me urtësinë e tij teologjike dhe përulësinë e tij, ai dëshmoi se Kisha Orthodhokse mund të jetë një komunitet i gjallë dashurie dhe kujdesi shoqëror, që bashkon popujt. Prandaj, sot të gjithë ndjejmë një trishtim të thellë, por edhe një ndjenjë përgjegjësie për trashëgiminë e rëndë që ai na lë.

Si bari shpirtëror, ai ndërtoi kisha. Si udhëheqës, ai krijoi ura bashkëpunimi mes popujve dhe feve. Ai tregoi se si mund të jesh njëkohësisht një grek i vërtetë dhe një figurë universale.

U bëftë shembulli i tij një burim frymëzimi për brezat që do të vijnë dhe vepra e tij gjettë pasues të denjë.

E përcjell me të njëjtat fjalë që ai vetë na la si amanet: “Guxojmë të shpresojmë.”

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tensione para sfidës AF Elbasani – Tirana, përplasje dhe dhunë jashtë stadiumit (VIDEO)

Tensione para sfidës AF Elbasani – Tirana, përplasje dhe dhunë jashtë stadiumit (VIDEO)

10/05/2026

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Finalja Apolonia – Teuta luhet të martën në “Shtëpinë e Futbollit”

10/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al