• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

DW: Kryepeshkopi Anastas urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë

31/01/2025
DW: Kryepeshkopi Anastas urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë

Me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, i dhanë në Tiranë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Me lutje të përzemërta dhe duatrokitje plot mirënjohje u përcoll në banesën e fundit kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë. Ceremonia që zgjati 2 orë e 30 minuta, u zhvillua në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Mesha u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës.

Politikanë të ngjyrave të ndryshme politike, drejtues të besimeve të tjera fetare, përfaqësues të lartë te shtetit shqiptar dhe atij grek u bënë bashkë për të nderuar figurën më të shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjatë shërbesës, u mbajtën disa fjalime, që ngrinin lart kontributin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Vizioni i kryepeshkopit, burim frymëzimi

“Sa më shumë kalon koha, aq më e qartë bëhet për të gjithë ne madhështia e veprës së Kryepiskopit Anastas”. Kështu e nisi fjalën e tij Joani i Korçës, mitropoliti mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, duke e vënë theksin tek kontributi 33-vjeçar i Janullatosit, për ringritjen e kishës dhe shërbimin ndaj besimtarëve dhe të pamundurve.

“Një teolog vizionar, por edhe udhëheqës pragmatik” e cilësoi Anastasin, peshkopi Heinrich Bedford-Strohm, Kryetar i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave. “Shkrimet teologjike të Kryepeshkopit Anastas për çështje kritike, mbeten burim i fuqishëm frymëzimi që inkurajojnë të krishterët në mbarë botën për të mbyllur ndasitë” – u shpreh peshkopi gjerman.

Ndërsa patriarku Ekumenik Bartholomeu gjatë shërbesës së varrimit tha se kisha mëmë do të vijojë të mbështesë kishën autoqefale shqiptare, po ashtu edhe pasardhësin e kryepeshkopit Anastas.

Urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë

Përfaqësues të partive politike lanë mënjanë ndasitë e mëritë që bërtiten të enjteve në Parlament, për të nderuar së bashku figurën e kryepeshkopit. Të pranishëm në funeral ishin figurat më të larta të shtetit shqiptar, e po ashtu personalite nga fusha të ndryshme.

Në mes të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë Demokratike, Sali Berisha, qëndronte kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit shoqërohej nga një delegacion i gjerë, nga peë ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Athina, përfshirë edhe opozitën greke.

“Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe po largohet si Anastasi i Shqipërisë” – u shpreh kryeministri i Shqipërisë gjatë fjalës së tij, duke e ngritur lart figurën e kryepeshkopit.

Rama kujtoi edhe një intervistë të fundit të Janullatosit ku shprehej se donte që pasuesi i tij të jetë shqiptar, “sepse ajo nukështë pjesë e kishës së Greqisë. Ajo është një ndër 14 kishat ortodokse autoqefale të botës” – kujtoi Rama.

Ndërsa kryeministri grek nuk e quajti aspak rastesi “që Janullatosin sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë”.

“Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet “diplomati i dashurisë.” – shtoi me tej Mitsotakis.

Lidhja e Janullatosit me Shqipërinë

Anastas Janullatos u caktua në 1991 nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri dhe u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, kur ishte në moshën 63-vjeçare.

Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend. Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lice kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë./ DW

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al