• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndikimet e turizmit në ekonominë lokale në Gjirokastër

03/02/2025
23 mijë ukrainas dhe 8000 rusë vizituan Shqipërinë këtë vit

Sektori i turizmit po përmirëson ekonominë lokale të dhjetëra familjeve në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO. Ekspertët e ekonomisë thonë se rritja e turizmit ka efekte pozitive dhe po ndikon në investime të reja në shtëpitë monumentale në Qendrën Historike. Megjithë zhvillimet në këtë sektor ekspertët shohin me shqetësim raktisjen e rajonit, sidomos nga të rinjtë që vijojnë të ikin në emigracion.

Asamblet arkitekturore të një qyteti historik si Gjirokastra, pasuri botërore e UNESCO-s po tërheqin çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë. Sipas të dhënave bashkiake përgjatë vitit 2024 qyteti ka kapërcyer mbi 400 mijë vizitorë, ku rreth 70% e tyre kanë qenë të huaj. Kalaja e Gjirokastrës ishte më e vizitara nga munumentet në Shqipëri me rreth 263 mijë vizitorë.

“Sektori turistik po kthehet në një gjenerues të rëndësishëm të të ardhurave jo vetëm për bizneset me profil turistik, por në aktivitetin ekonomik të rajonit”, thotë Antoneta Polo, profesore e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Gjirokastrës.

“Duke qenë se numri i turistëve është rritur ndjeshëm të ardhurat nga turizmi rriten. Janë të ardhura të cilat ndikojnë direkt dhe idirekt në jetën e qytetarëve gjirokastritë. Them ndikojnë direkt sepse të ardhurat që sigurohen nga bizneset që veprojnë në fushën e turizmit dhe nuk janë pak, rreth 250 biznese të tilla, rrisin mirëqënien e atyre individëve që merren me turizëm. Themi indirekt sepse shteti nga taksat që merr nga këto biznese turistike ofron pastaj shërbime për pjesën tjetër të popullsisë që nuk merret me turizëm”, thotë ajo.

Zonja Polo thotë më tej se zhvillimi turizmit ka rikthyer vëmendjen tek vlerat e trashëgimisë kulturore.

“Zhvillimi i turizmit nxit ruajtjen, konservimin, restaurimin, zhvillimin e objekteve që janë monumente të trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore. Duke ditur që Gjirokastra është qytet i UNESCO-s që në vitin 2005 kuptohet që mbrojtja e trashëgimisë sonë kulturore është e domosdoshme.”

Banorët jo vetëm në Qendrën Historike po i kthejnë shtëpitë në bujtina të vogla për të përfituar nga turizmi ku vetëm në qytet janë tani mbi 250 struktura pritëse.

“Këto janë hapa që kanë përmirësuar shpejt kapacitetin akomodues”, thotë Vasil Garo, një operator turistik.

“Gradualisht, nëse do ta trajtonim në aspektin ekonomik turizmi po kthehet në një nga motorrët kryesorë të zhvillimit të Gjirokastrës. Praktikisht po shikojmë një rritje të lartë të numrit të njësive akomoduese si hotelet apo bujtinat e vogla. Ajo që po vëmë re më tepër është zgjerimi i njësive akomoduese në skajet e qytetit të Gjirokastrës ose në zonat rurale. Praktikisht në zonat që kanë qenë më parë të paangazhuara në turizëm, tani po kthehen në njësi që ofrojnë shërbime turistike. Familje të ndryshme, po rregullojnë, po sistemojnë nga një dhomë nga dy dhoma dhe po shikojmë që ka një rritje të këtyre bizneseve.”

“Turizmi po ndihmon edhe në promovimin më të mirë të vlerave lokale të Gjirokastrës”, thotë ekspertja e ekonomisë Antoneta Polo.

“Të gjitha ato produkte që ofron rajoni i Gjirokastrës, qoftë në sektorin e kulinarisë, qoftë në sektorin e artizanatit, përpunimit të drurit, përpunimit të gurit, është një promovim që i bëhet qytetit në botë.”

Por ndërsa prurjet turistike po rriten qyteti dhe zonat përreth vijojnë të braktisen sidomos nga të rinjtë që ikin në emigracion.

Mungesa e fuqisë puntore është problem serioz dhe nuk po u mundëson operatorëve turistikë të zgjerojnë aktivitetin e tyre thotë zoti Garo.

“Ajo që shikojmë më shumë në zonat rurale dhe që e mabn këtë zhvillimmbrapa është fuqia punëtore sepse shumica e këtre zonave janë pothuajs te të pabanuara ose ku jeton mosha e tretë që përpiqen kanë dëshirën shumë të madhe për t`u aktivizuar në turizëm, por që kaq e kanë dhe hapin.”

Edhe zonja Polo e sheh emigracionin si një plagë sociale për rajonin dhe përmend përjekjet për të zbutur efektet e tij sidomos në tregun e punës.

“Individët që merren me turizëm shpesh ankohen pasi nuk gjejnë personel që të punojë në sektorin e turizmit dhe shpesh ne si universitet përpiqemi të ofrojmë ndihmën tonë me studentët për të punuar dhe dhënë përvojën e tyre dhe nga ana tjetër ato që kanë mësuar në teori t`i zbatojnë në praktikë”.

Sipas operatorëve turistikë turizmi ndikohet herë pas here negativisht nga luhatje afatshkurtra. ndërsa po bëhen përpjekje për të pasur një qytet dhe më gjerë një rajon me një turizëm gjithvjetor. Gjirokastra u pranua në listen e pasuirve botërore në UNESCO në vitin 2005 dhe vijon të përballet me sfidat e mëdha të menaxhimit të pasurive kulturore dhe mbrojtjes së monumenteve.

Sipas ekspertëve zhvillimi i turizmit me efektet pozitive ka edhe rreziqet e tij ku më me shqetësim shihen investimet pa kriter në Qendrën Historike në dëm të ruajtjes së trashëgimisë kulturore qindravjecare./ VOA

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lufta në Iran/ Regi Lushkja, një opsion për kampionët e Egnatias

Lufta në Iran/ Regi Lushkja, një opsion për kampionët e Egnatias

13/03/2026
Kosova, Muslija i motivuar para Sllovakisë: Jemi vend i vogël me zemër të madhe

Kosova, Muslija i motivuar para Sllovakisë: Jemi vend i vogël me zemër të madhe

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al