Nga Mirela Kumbaro
Dita sot u gdhi me një lajm shumë të trishtë për komunitetin bektashi të Qarkut tonë, për të gjithë përmetarët, por edhe për mua personalisht! Sot humbëm Baba Hekuran Nikollarin.
U ngrit në qiell një Mik i çmuar, një Njeri i rrallë, një Klerik zemërbardhe që dinte, si askush tjetër, të na mblidhte të gjithëve në tempullin e jashtëzakonshëm monumental të Alipostivanit, apo të Teqesë së Frashërit, për një festë, për një rit, a për një hall.
Janë me dhjetra mijëra ata që kanë gjetur përkrahje në bekimet, këshillat e aksionet e Baba Hekuranit dhe jam e bindur që do të na mungojë përgjithmonë në aureolën legjendare të Alipostivanit kjo figurë shpirtërore aq popullore ! Prehu i qetë Baba Hekuran