• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vdekja e Baba Hekuranit në Përmet, reagon Kryegjyshata: Homazhet bëhen sot dhe nesër në Alipostivan

04/02/2025
Vdekja e Baba Hekuranit në Përmet, reagon Kryegjyshata: Homazhet bëhen sot dhe nesër në Alipostivan

Argjiroja.net raportoi e para në mesnatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit, dervishit që shërbente në Teqenë e Baba Aliut në Alipostivan të Përmetit. Ndërkohë sot ka reaguar përmes një deklaratë zyrtare Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila njofton se banesa e fundit për klerikun do të jetë pikërisht teqeja ku ai shërbente. Rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta.

Më poshtë deklarata e plotë.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me hidhërim të thellë, njofton gjithë besimtarët, klerikët bektashian e dashamirësit të kudondodhur, se më datën 3 shkurt 2025, në teqenë e Alipostivanit-Përmet, kaloi nga jeta baba Hekuran Nikollari. Pritja dhe homazhe bëhen në datat 4-5 shkurt 2025, në teqenë e Alipostivanit. Varrimi bëhet ditën e enjte, 6 shkurt 2025, ora 12.00, në teqenë e Alipostivanit, Përmet.

* * *

JETËSHKRIM I BABA HEKURAN NIKOLLARIT

Baba Hekuran Nikollari, u lind më 7 shtator 1963, në Seniçan të Përmetit. U rrit përmes halleve, por me dashurinë e madhe të prindërve, të cilët i dhanë ndershmërinë, mirësinë, arsimin, urtësinë dhe dashurinë për Shqipërinë. Fejzua, babai i tij, u nda nga jeta më 1985, ndërsa e ëma, Vezirja, u nda nga jeta në vitin 2010. Baba Hekurani kreu shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare “Riza Velçishti” në Seniçan. Më tej filloi shkollën e mesme “Kamber Bënja” në Bënje, por pas 2 vitesh, i detyruar nga vështirësitë ekonomike të familjes, e ndërpreu dhe filloi punën në kooperativën e Mërtinjit.

Në vijimësi ka punuar në Ndërmarrjen e Bonifikimit në Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë dhe në Shfrytëzim-Përpunimin e Drurit të Përmetit. Në vitin 1992, emigroi në Greqi, ku punoi në punë të ndryshme në Trikalla, në Athinë, në Lamia, në ishullin Kolkidha dhe në Larisa.

Në vitin 2000 u kthye në atdhe, në Seniçan. E ktheu ndërgjegjja kombëtare dhe idetë atdhetare e bektashiane të Dede Reshat Bardhit dhe të Baba Aliut, të Alipostivanit. Në Seniçan rindërtoi Mekamin, në vendin e quajtur “Ahuri i Nakove”, i cili sot quhet “I miri i Nakove”.

Më 22 mars 2001, ai shkoi në Alipostivan. Teqja ishte e shkatërruar në vitin 1967. U mbështet tek familja e Refat Hasimit, familje me tradita atdhetare. Me Refatin, me Demir Elmazin dhe besimtarët e Alipostivanit, ngritën në fillim tyrben e Baba Ali Horasanit. Për këtë pati bekimin dhe mbështetjen e Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Më 04 prill 2002, pasi qëndroi pak kohë, pranë Selisë së Shenjtë në Tiranë, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i veshi rrobën e bektashiut dhe u emërua dervish, në teqenë e Ali Horasanit të Alipostivanit, në Përmet. Në vitet 2007-2009, baba Hekurani emërohet dhe punon si dervish në teqenë e Frashërit, të cilën e ringriti, duke ruajtur origjinalitetin e monumentit të historisë dhe kulturës të kësaj teqeje të famshme, e cila sot është një mrekulli e vërtetë.

Disa vite, baba Hekurani, bëri shërbime në teqenë e Kulmakut Tomorr. Hekuran Fejzo Nikollarit, i cili me Dekretin e Shenjtë Nr. 7 datë 29.12.2009 të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, shenjtorit Haxhi Dede Reshat Bardhit, iu dha titulli ‘Baba’ dhe u emërua baba i teqesë së “Baba Nasibiut” të Frashërit, të teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan dhe të teqesë së “Baba Xhaferit” në qytetin e Përmetit.

Baba Hekurani i teqesë së Frashërit, Alipostivanit dhe Përmetit çdo ceremoni e mbyllte me fjalët “Rroftë Shqipëria”!

Baba Hekurani është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë së Poliçanit; Titulli “Nderi i Frashërit”, nga Këshilli i Komunës së Frashërit, (Vendimi Nr. 19 datë 21.03.2015) dhe nga Presidenti i Republikës, me “Urdhrin Naim Frashëri i Artë”. Me punën e tij të palodhur drejtoi më së miri teqenë e Alipostivanit, Frashërit dhe bëri përpjekje të mëdha për ndërtimin e teqesë së baba Xhaferit në Përmet.

Me autoritetin e tij dhe klerikut të devotshëm ka fituar admirimin respektin dhe dashurinë e gjithë besimtarëve dhe dashamirësve të Përmetit e më gjerë. Ai ka bërë identifikimin e të gjitha teqeve, tyrbeve dhe vendeve të mira në Përmet, ngriti nga themelet teqenë e Cfratit në Bual të Përmetit me një tyrbe të mrekullueshme. Puna e tij është një kontribut i veçantë për bektashizmin. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk duhet të diskutojmë vendin e parë në Nations League, e ardhmja e kombëtares rezervon… (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/ “Në ndeshjet e para mund të bënim më shumë”, Çutra: Nuk duhet të diskutojmë vendin e parë në Nations League, e ardhmja e kombëtares rezervon… (VIDEO)

02/10/2026
Nuk duhet të diskutojmë vendin e parë në Nations League, e ardhmja e kombëtares rezervon… (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Nuk duhet të diskutojmë vendin e parë në Nations League, e ardhmja e kombëtares rezervon… (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

02/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al