Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, është parë mesditën e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK.
Helena duket teksa është larguar nga ambientet e Prokurorisë në praninë e dy personave të tjerë.
Mësohet se ajo ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme për të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut Veliaj.
“Kemi ardhur të marim pjese te seanca e Veliajt. Na thanë që mund të marrim pjesë“-u shpreh shkurtimisht Helena Kadare.