• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pakt me PS për shkrirjen e SPAK, Berisha: Do ta shkrij vetë kur të vi në pushtet

12/02/2025
Pakt me PS për shkrirjen e SPAK, Berisha: Do ta shkrij vetë kur të vi në pushtet

Sali Berisha, ka përjashtuar çdo mundësi për të bashkuar votat në Parlament me PS, për zhbërjen e SPAK në mënyrë që t’i hapet rruga krijimit të një drejtësie të re.

Gjatë konferencës me gazetarët, nga selia blu, kreu demokrat deklaroi duke thënë “nuk bashkoj vota kurrë me një organizatë kriminale në pushtet”.

Berisha shtoi se kur të vijë PD në pushtet “do të angazhojë institucionin më serioz në botë, më të ditur në ligjbërje, më të aftë, që është Komisioni i Venecias”.

Me tej vijoi duke thënë se, “kemi filluar njëfarë pune sa për dijeni, me ekspertë shumë të shquar europianë, që të bëjnë një lloj vëzhgimi të kësaj dhe të gjejmë rrugë sepse populli do zgjidhje, një shtet do zgjidhje. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa proces civil, pa proces penal. E thoshte edhe OECD, nuk vjen kush në Shqipëri për të investuar”.

Pyetja nga gazetarët: Z.Berisha, duket që pika politike që bashkon sot të gjitha partitë politike pa dallim krahu janë protestat anti-Spak. Pasi, pas PD dhe PL, sot ishte radha e mbështetësve të PS për të protestuar kundër arrestimit të Erion Veliajt. Ndërkohë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri Edi Rama paralajmëroi që 11 maji do të jetë mandati i standarteve demokratike të drejtësisë. Në rast të ndonjë reforme në drejtësi të miratuar me konsesus në vitin 2016, ju do i bashkoni votat në parlament, pasi edhe ju keni folur për zhbërje të kësaj drejtësie dhe ngritjen e një Komisioni të së Vërtetës, që në bashkëpunim me Komisionin e Venecias do të ndërtojë një drejtësi të re?

Berisha: E para, nuk është e vërtetë që sot protestoi partia aty. Protestoi administrata e bashkisë, punonjës të bashkisë, rrogëtarë të shtetit.

Se ç’bën PS, është punë e saj. Po sot, të jap po të duash mesazhe, dëshmitarë, se tek bashkia janë dërguar me detyrim. Me kërcënim se humbasin vendin e punës punonjësit e bashkisë.

Pra, midis atyre që protestojnë sot atje për të mbrojtur kryehajdutin e tyre dhe qytetarëve të lirë të opozitës, që protestojnë, ekziston një ndryshim si nata me ditën.

Nuk është e vërtetë se bashkohemi, jo, nuk bashkohemi.

E dyta, unë kam denoncuar dhe denoncoj Spakun si një organizatë kriminale dhe kam bërë sqarimet tuaja para jush.

Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës në atë institucion, por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata prokurorë që me dokumente zyrtare gjobisin kriminelë, vrasës për t’ua lehtësuar dhe manipuluar dosjet.

Po unë këto i kam dhe unë nuk mund të bëja kurrë deklarata të tilla pa prova dhe fakte të pakundërshtueshme.

Janë këto prova dhe fakte dhe interesi i qytetarëve të cilët i paguajnë aty për të luftuar krimin dhe jo për të vjelë gjoba tek kriminelët dhe për t’u pasuruar.

Nuk bashkoj vota kurrë me një organizatë kriminale në pushtet.

Kam deklaruar, shqiptarët do votojnë PD-në dhe qeveria e saj do angazhojë institucionin më serioz në botë, më të ditur në ligjbërje, më të aftë, që është Komisioni i Venecias.

Ne kemi filluar njëfarë pune sa për dijeni, me ekspertë shumë të shquar europianë, që të bëjnë një lloj vëzhgimi të kësaj dhe të gjejmë rrugë sepse populli do zgjidhje, një shtet do zgjidhje. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa proces civil, pa proces penal. E thoshte edhe OECD, nuk vjen kush në Shqipëri për të investuar.

Dhe natyrisht me një prokurori politike që nuk bën ligjin, por zbaton urdhrat e ministrit. Urdhëro, thashë, sado që të duket si kështu puna e Veliajt, po ai u shkëmbye kokë më kokë, mori kokën e Olsit, la kokën e Erionit. Kjo është e vërteta Pse? Se me Olsin duhej të jepte dorëheqjen ai.

Çfarë i tha ai Altinit? Ore i tha, po e kape këtë, unë jap dorëheqjen dhe vjen Berisha.

Po unë do vij, nuk ka gjë që më pengon mua. Mori fund.

Unë po pres me padurim 11 majin.

Opozita do vijë në pushtet dhe të gjitha këto do i shkojnë kot atij.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nottingham befasohet në Angli, AEK feston me Strakoshën në fushë, fiton Fiorentina

Nottingham befasohet në Angli, AEK feston me Strakoshën në fushë, fiton Fiorentina

12/03/2026
Nottingham befasohet në Angli, AEK feston me Strakoshën në fushë, fiton Fiorentina

Nottingham befasohet në Angli, AEK feston me Strakoshën në fushë, fiton Fiorentina

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al