• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk justifikonte pasurinë, shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Gjirokastrës

13/02/2025
Nuk justifikonte pasurinë, shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Gjirokastrës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti. Sipas KPA, subjekti rezultoi në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe të cënimit të besimit të publikut për gjetje në aspektin profesional.

Dosti u konfirmua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 3 dhjetor 2021, me arsyetimin se kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme lidhur me bilancin negativ në vlerën 36.4 milionë lekë të konstatuar në analizën financiare paraprake për shkak të të ardhurave të deklaruara të padokumentuara. Ai pretendoi se shumat e mëdha të parave i ka kursyer para fillimit të detyrës, nga puna në emirgacion në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha të përfituara para fillimit të detyrës.

Vendimi i KPK u ankimua nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vlerësoi se të ardhurat e pretenduara nga emigracioni nuk provoheshin me dokumentacion ligjor e për rrjedhojë ishin në nivel deklarativ. Po ashtu, u cilësuan deklarative dhe pretendimet për të ardhurat nga bashkëpunimi me një shoqëri dhe nga shitja e lokalit në pronësi të nënës në Kuçovë. Ndryshe nga pretendimi i subjektit se lokali është shitur në vlerën 12.8 milionë lekë, në kontratë është shënuar çmimi 3.9 milionë lekë. Gjetjet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, u kërkua të konsiderohen në vlerësimin tërësor.

Ashtu si Ballhysa, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili mori kompetencat e Komisionerëve Publikë, kërkoi shkarkimin e Dostit nga detyra – kërkim që u gjet i drejtë nga Kolegji.

Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Natasha Mulaj lexoi në mënyrë të përmbledhur vendimin për shkarkimin e Dostit. Lidhur me të ardhurat e pretenduara nga emigracioni në Greqi në masën 35 milionë dhrahmi, Mulaj vërejti se edhe pse janë administruar disa akte noteriale që vërtetojnë zotërimin e likujditeteve, nuk janë vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat dhe pagesa e detyrimeve tatimore në shtetin fqinj, nga për rrjedhojë nuk jane konsideruar si burime të ligjshme.

Situatë e gjashme u konstatua dhe për të ardhurat në vlerën 8 deri në 10 milionë lekë nga bashkëpunimi me një shoqëri, si dhe për vlerën e pretenduar të përfituar nga shitja e lokalit të nënës. Sipas Kolegjit, edhe shuma 3.9 milionë lekë sipas kontratës së shitjes sw lokalit, nuk përmbush kushtet ligjore pasi nuk është deklaruar dhe nuk janë paguar detyrimet tatimore.

Për rrjedhojë, është konkluduar deklarim i pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Për figurën, Kolegji vlerësoi se duhet lënë në fuqi konkluzioni i Komisionit, se është i besueshëm në këtë kriter, ndërsa për gjetjet në aspektin profesional u tha se subjekti gjendet në kushtet e cenimit të besimit të publikut lidhur me problemet e konstatuara në një çështje.

Në përfundim, KPA vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Arben Dosti, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë./BIRN

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjesti është bashkë me ish të dashurën e tij”/ Xheneta Fetahu reagon ndaj komenteve për fituesin e ‘BBVA’

Arrestimi i Gjestit/ Reagon Xheneta: Të gjithë e dimë çfarë periudhash ka kaluar

12/03/2026
Vllaznia, Gjini: Ndeshje delikate, por jemi gati për Egnatian

Vllaznia, Gjini: Ndeshje delikate, por jemi gati për Egnatian

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al