• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vetëvrasja e gjimnazistes në Gjirokastër, prokuroria po heton ngjarjen dhe pranon ekzistencën e një letre

13/02/2025
Vetëvrasja e gjimnazistes në Gjirokastër, prokuroria po heton ngjarjen dhe pranon ekzistencën e një letre

Prokuroria e Gjirokastrës ka çelur sot procedimin penal “shkaktim i vetëvrasjes” për rastin e të miturës 17 vjeçare Ersi Meçollari, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës që dha fund jetës në banesën e saj pasditen e 10 shkurtit.

Ngjarja fatale ndodhi pas një periudhe të gjatë vetëizolimi psikologjik dhe arsyesh për të cilat është duke u hetuar. Sipas burimeve nga prokuroria janë grumbulluar prova të shumta që besohet se do të çojnë drejt zbardhjes së të vërtetës. Provat janë me natyrë filmike ato të sekuestros si dhe transkriptime komunikimesh. Burimet zyrtare nuk kanë konfirmuar përmbajtjen e letrës e cila është duke qarkulluar në kanale të ndryshme por pranojnë që ka një letër të shkruar nga viktima e cila është pjesë e sekretit hetimor dhe mund të çojë drejt gjetjes së përgjegjësive për shkaktimin e vetëvrasjes.

Deri tani prokuroria ka pyetur mbi 100 të mitur nxënës të shkollës “Siri Shapllo” kryesisht ata që e njihnin më mirë viktimën por rrethi do të zgjerohet me pyetjen e të gjithë nxënësve. Procesi sipas prokurores është i vështirë sepse bëhet fjalë për persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen në moshë të mitur nga 15-17 vjeç të cilët duhet të shoqërohen nga prindërit gjatë marrjes në pyetje. Gjithashtu po pyeten të gjithë mësuesit dhe stafi i shkollës, familjarë dhe persona që kanë dalë në vëmendje prej hetimeve deri tani.

Ersi Meçollari u gjet në dhomën e saj pa shenja jete nga i ati disa orë pasi i kishte dhënë fund jetës. Deri tani shkolla, nxënësit apo familja kanë refuzuar të flasin për ngjarjen. Fillimisht u aludua për rrethana të ngarkesës emocionale për shkak të bullizimit në shkollë por hetimet po sjellin në dritë edhe elementë të rinj të panjohur të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vetëvrasja e të miturës I.M., në shtëpinë e saj, Prokuroria Gjirokastër regjistron procedim penal për veprën ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.

Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur I. M.

Në kuadër të këtij procedimi,është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Isha e tronditur”/ Lili Reinhart zbulon se u diagnostikua me endometriozë

“Isha e tronditur”/ Lili Reinhart zbulon se u diagnostikua me endometriozë

24/12/2025
Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

Napoli e dashuruar me Conten, De Laurentis gati ti ofrojë rinovimin e kontratës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al