• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dumani “merr në dorë” zgjedhjet, SPAK me strategji për krimet elektorale

14/02/2025
Dumani “merr në dorë” zgjedhjet, SPAK me strategji për krimet elektorale

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të diskutuar mbi forcimin e mekanizmave institucionale në funksion të parandalimit dhe ndjekjes së krimeve zgjedhore.

Gjatë takimit, Dumani theksoi se SPAK synon një qasje më proaktive në trajtimin e rasteve me elementë penalë gjatë proceseve zgjedhore.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me KQZ-në dhe nevojën për ngritjen e një Protokolli të Koordinimit Institucional, i cili do të krijojë linja komunikimi të hapura 24/7 mes institucioneve. Në kuadër të këtij protokolli, SPAK do të organizojë struktura të specializuara në nivel qendror dhe lokal, të përbëra nga prokurorë dhe hetues, të cilat do të punojnë në sinkron me përfaqësuesit e KQZ-së në çdo nivel.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte përfshirja më e gjerë e institucioneve ligjzbatuese në monitorimin e procesit zgjedhor. Sipas Drejtuesit Dumani, SPAK, në bashkëpunim me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme, do të ketë prani aktive në terren për të monitoruar nga afër situatën tre muaj para zgjedhjeve dhe deri në përfundim të procesit të numërimit. Për këtë qëllim, do të krijohen mekanizma të dedikuar për të garantuar raportime të menjëhershme dhe ndërhyrje të shpejta në rastet kur evidentohen shkelje.

SPAK kërkoi gjithashtu bashkëpunim në një sistem të unifikuar të denoncimeve, ku shtetasit dhe shoqëria civile apo edhe aktorë të tjerë të mund të raportojnë raste të mundshme të krimeve zgjedhore. Të dhënat e mbledhura do të analizohen nga prokurorët dhe hetuesit për të verifikuar vlefshmërinë e pretendimeve dhe për të nisur hetimet në rastet e dyshuara.

Në këtë kuadër, Dumani i kërkoi KQZ-së organizimin e trajnimeve të përbashkëta mes prokurorëve të SPAK, hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe ekspertëve të KQZ-së, me fokus në identifikimin e veprave penale në zgjedhje dhe mbledhjen e provave për hetime të plota dhe efikase.

Një tjetër kërkesë e SPAK ishte aksesimi i Ndërfaqes së Raportimit të Aktiviteteve Publike (NIR) të KQZ-së, sistemi që mund të ndihmojë në evidentimin e shkeljeve të mundshme gjatë fushatës dhe administrimit të zgjedhjeve.

Nga ana e tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se përveç KQZ-së, edhe aktorë të tjerë të përfshirë në zgjedhje janë në mbështetje të krijimit dhe funksionimit të një mekanizmi të përqendruar të koordinimit ndërinstitucional mes KQZ, SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit.

Ai njoftoi gjithashtu ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Procesit Zgjedhor pranë KQZ, e cila do të furnizohet 24/7 me informacione nga terreni nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe burimeve nga komisionerët, monitoruesit dhe përfaqësuesit e autorizuar të KQZ-së në terren. Në këtë qendër do të mund të angazhohen edhe hetues të SPAK për të garantuar një ndjekje të menjëhershme të rasteve me elementë penalë.

Në përfundim të takimit, Celibashi dhe Dumani ranë dakord për finalizimin e Protokollit të Koordinimit mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke krijuar një mekanizëm të qartë për shkëmbimin e informacionit, ndjekjen e rasteve dhe bashkërendimin e përpjekjeve për të garantuar integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me këtë marrëveshje, institucionet angazhohen për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për veprime konkrete në luftën kundër krimeve zgjedhore, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Më pëlqeu gjithçka. Greqia fantastike, kryeson Grupin 3 – Balkanweb.com – News24

Më pëlqeu gjithçka. Greqia fantastike, kryeson Grupin 3 – Balkanweb.com – News24

02/10/2026
Largimi i tij nuk kishte efekt – Balkanweb.com – News24

Portugalia triumfon pa CR7, por nderimet ia bën…Hojlund, Ramos “driblon” legjendën: Largimi i tij nuk kishte efekt

02/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al