• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbrazja e frikshme e Gjirokastrës, qarku me lindshmërinë më të ulët, vetëm 317 bebe gjatë vitit të shkuar

14/02/2025
Zbrazja e frikshme e Gjirokastrës, qarku me lindshmërinë më të ulët, vetëm 317 bebe gjatë vitit të shkuar

Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti.

Në shkallë kombëtare bebet e lindura me 2024 shënuan rënie vjetore me 5 për qind, por në disa qarqe ishte shumë fish më e lartë.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT qarku i Gjirokastrës kryesoi për rënien më të madhe të lindshmërisë me mbi 19% në vitin 2024.

Në qarkun jugor gjatë vitit të kaluar lindën vetëm 317 bebe nga 393 më 2023. Krahasuar me vitin 2020 lindjet në qarkun e Gjirokastrës ranë me 37 për qind.

Ky qark prej vitesh po përjeton rënie të madhe të lindjeve dhe njëkohësisht ka varësinë më të lartë ndaj të moshuarve.

Me ketë ecuri pas 6 vitesh në këtë qark do të rreth 12 klasa të para nëse asnjë fëmijë nuk do të emigrojë.

Pas Gjirokastrës rënien më të madhe se mesatarja kombëtare të lindjeve kishin qarqet e Beratit me -12.6%, Vlorës me -12.6%, Korçës me -11 dhe Lezhës me – 10%.

Rënia e lindjeve ishte e pranishme në të gjitha qarqet, por në disa ishe më e ulët se mesatarja kombëtare.

Psh në Shkodër lindjet ranë me 0.1% me 2024, në Dibër me -0.3%, në Kukës me -2.7%, në Fier me -3.5% dhe në Tiranë me -4.5%.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Jugu i vendit ka norma më të larta të rënies së lindjeve për shkak të strukturës së popullsisë më të plakur.

Pavarësisht emigracionit të lartë të viteve të fundit, veriu vijon të ketë popullsinë më të re në moshë edhe për shkak të tendencë për të lindur më shumë.

E kundërta ka ndodhur me Jugun, ku emigracioni më i hershëm e ka plakur më shpejt rajonin.

Qytetet e Veriut, ndonëse regjistruan rënien më të lartë të popullsisë në periudhën ndërmjet dy censeve kanë sërish një strukturë të popullsisë më të re në moshë se pjesa tjetër e vendit.

Të dhënat nga Censi 2023 në nivel bashkie tregojnë se Hasi dhe Kukësi kanë varësinë më të lartë të të rinjve me 35 vjeç dhe 33% secila.

Me të dhënat e cens 2023 në të gjithë vendin kishte rreth 374 mijë të rinj të moshës 0-14 vjeç, të cilët përbënin 15.5% të popullsisë totale. 26% e kësaj grup-moshe është në Bashkinë e Tiranës dhe 12% në Bashkitë e Durrësit dhe Kamzës.

Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grup-moshat e reja, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Ekspertët e statistikave e shpjegojnë këtë rënie me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016, nëpërmjet formës së re të emigracionit, azilit ekonomik.

Rënie mbi 40% pësuan edhe grup-moshat 10-14 vjeç (41%) dhe 20-24 vjeç (41%).

Nga ana tjetër Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit, Dropullit kanë varësi të moshave mbi 60%.

Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë./ MONITOR

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

4 humbje në 4 ndeshje, Tottenham mendon shkarkimin e Tudor

4 humbje në 4 ndeshje, Tottenham mendon shkarkimin e Tudor

12/03/2026
Stenaldo-Rogertit: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?

Stenaldo-Rogertit: Ça bëjnë këto vajzat që shkojnë në Dubai?

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al