• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK-ut: Nuk do të ekzistojë më. Është jashtë çdo kontrolli.

17/02/2025
Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK-ut: Nuk do të ekzistojë më. Është jashtë çdo kontrolli.

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme. “Ky institucion nuk do të ekzistojë më”, u shpreh Berisha teksa dilte nga SPAK ku ndodhej në zbatim të vendimit të GJKKO për t’u paraqitur. Lideri i opozitës tha se SPAK është jashtë kontrollit dhe sipas tij duhet të pushojë së ekzistuari.

“…Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që ky kontrollon telefonat e gjykatësve speciale, ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur ndryshe. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet? Merr fund që këtu”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Tani, së pari unë nuk bëj denoncime pa fakte. Dhe unë mbledh fakte, ua kam thënë dhe po ua them këtu, disa vite më parë, unë po shqyrtoja, si ka mundësi që vriteshin njerëzit dhe nuk arrestohej njeri. Duke shqyrtuar këtë gjë, gjeta se ata rekrutonin policinë, prokurorinë dhe gjykatën, prishnin çdo provë dhe ata nuk dënoheshin. Kjo është e vërteta. Ata del se këta kishin policë, prokurorë, gjykatës dhe dikë sipër që ishte Taulanti. A doli para jush Alfred Shehu dhe tha se në veturën e Mehmet Grecës nuk kishte asnjë material elektoral, ndërkohë që vetura e tij e trafikantit me 50 kg kokainë në Londër, ishte plot me materiale zgjedhore dhe plot me euro. Vetëm ata që janë si Mehmet Greca mund të lartësojnë Alfred Shehun në prokurori. Kush e ekzoneroi Pajtime Fetahun? Cili prokuror? A është këtu ajo tani?

Këto janë gjëra që sigurisht janë ditur, por janë vendosur që të gjitha nga Edi Rama, Taulant Balla dhe janë në mbrojtje të krimeve të tyre…

…Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që ky kontrollon telefonat e gjykatësve speciale, ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur ndryshe. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet? Merr fund që këtu.

Dhe ju, njerëz të medieve, duhet ta denonconi këtë në mënyrën më të fuqishme. Ekziston një akt i tillë… prandaj u thotë ju ai afërmendsh. Aty pati një shpërthim sinqeriteti Altini. Afërmendsh gjykatësi vendos atë që i themi ne. Fatmirësisht mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale, atje ku i iniciua, atje ka rënë përtokë. Por ne e luftuam edhe në atë kohë kur ata e mbështesnin gjer në qiell. Mos harroni këtu kur Antoni Blinken vinte dhe takonte Altin Dumanin për të falënderuar se kishte arrestuar Sali Berishën. Tani Antoni Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat qeveritare të vendit të tij sepse ishte një Edi Ramë në Uashington.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social, “Facebook”, Rama nxjerr një buf, sikurse e cilëson Berishën dhe vendos shkrimin “Do ta shkrij SPAK-un”.

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Bayern “flet” shqip, 7 talente shqiptarë formohen te bavarezët

Bayern “flet” shqip, 7 talente shqiptarë formohen te bavarezët

02/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al