• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si gënjeshtrat e shoqërisë çuan një adoleshente drejt vetëvrasjes në Gjirokastër

17/02/2025
Si gënjeshtrat e shoqërisë çuan një adoleshente drejt vetëvrasjes në Gjirokastër

Nga Bjorn Rruna

Një adoleshente vrau veten javën e shkuar në Gjirokastër. Mediat raportojnë se arsyeja – siç ajo vetë shkruante në ditarin e saj – ishte se bullizohej në shkollë për shkak të varfërisë ekonomike të familjes së saj. Kjo është ajo çfarë ne, si shoqëri, iu kemi vendosur në menu fëmijëve dhe të rinjve: peshën shtypëse të varfërisë, jo vetëm si gjendje ekonomike, por edhe si burim turpi e talljeje. Kemi ngritur një sistem ku të jesh i varfër shihet si dështim personal edhe për një fëmijë.

Sistemi social-ekonomik në të cilin jetojmë lulëzon mbi këtë lloj vuajtjeje ku të pasurit mbeten të pasur, ndërsa të varfërit varfërohen edhe më tepër. Dhe, për t’u siguruar që askush të mos e vërë në dyshim sistemin, na shitet fantazia e meritokracisë. Na thuhet se, nëse punojmë fort, nëse luftojnë, mund t’ia dalin mbanë të bëhemi gjithçka që duam. Fushata masive marketingu, industria e argëtimit dhe televizionet na bombardojnë me imazhe suksesi – miliarderë të bërë vetë, influencerë, sipërmarrës – ndërsa lihet në harresë fakti se shumica e njerëzve nuk do të arrijnë kurrë të tejkalojnë statusin social-ekonomik të familjes në të cilën kanë lindur.

E vërteta është se pjesa dërrmuese e njerëzve, edhe në shoqëritë më të zhvilluara, mbeten po aq të pasur ose të varfër sa prindërit e tyre. Bota nuk është e mbushur me histori “leckamanësh-që-bëhen-milionerë”, por me njerëz që luftojnë dëshpërimisht të ruajnë atë pak pasuri që mund të kenë mbledhur. Mobiliteti social, aftësia për të tejkaluar klasën shoqërore në të cilën ke lindur, s’është veçse një përrallë që na thuhet, në mënyrë që të vazhdojmë të vrapojmë në të njëjtin qerthull, duke u rraskapitur pa arritur askund.

Dhe, kur të rinjtë e kuptojnë se sado që të “luftojnë” nuk do të mund t’i shpëtojnë shtresës sociale ku kanë lindur, bota kthehet dhe i fajëson se nuk janë përpjekur sa duhet. Nëse dështon, është faji yt dhe jo i lojës së manipuluar qysh në fillim kundër teje. Askush nuk thotë se sistemi është dizenjuar për të mbajtur pasurinë në majë, ndërsa të tjerët luftojnë për thërrimet që mbeten.

Asnjë mori institucionesh, ushtri psikologësh, apo fushatash ndërgjegjësimi nuk mund ta ndreqë këtë, pasi problemi është strukturor. Fëmijëve dhe të rinjve mund t’iu mësohet rezistenca, por përse t’i rezistosh një bote të dizenjuar për të të shtypur? Mund të shtojmë psikologët dhe punonjësit sociale në shkolla, por si mund ta këshillosh një fëmijë që t’i shpëtojë varfërisë? Si t’i bësh të ndihen të vlerësuar në një shoqëri, që iu thotë çdo ditë se vlera e tyre matet me llogarinë bankare të prindërve të tyre?

Shoqëria jonë jo vetëm krijon pabarazi, por ushqehet me të. Ajo lulëzon duke u siguruar se ka gjithmonë një shtresë njerëzish mjaftueshëm të dëshpëruar, që të lejojnë të shfrytëzohen. Dhe, kur disa thyhen nën peshën e gjithë kësaj pabarazie, kur fëmijët humbasin shpresën para se të kenë patur mundësi ta jetojnë jetën, sistemi thjesht ngre supet dhe kthen kokën në anën tjetër. Sepse për këtë është ndërtuar.

Ky nuk është vetëm një problem shqiptar, por global. Rregullat e lojës mund të jenë më të ashpra në disa vende, por thelbi mbetet i njëjtë: pasuria ruan veten, ndërsa ata që lindin jashtë saj lihen të luftojnë për mbijetesë. Dhe nëse nuk munden? Nëse pesha e gjithë kësaj bëhet e papërballueshme? Sistemit nuk i bëhet vonë. Ai vazhdon përpara, vazhdon të ushqehet, vazhdon të gjejë viktima të reja.

Nuk ka terapi të mjatueshme, programe shkollore, apo fushata kundër bullizmit që ta rregullojnë këtë. Nuk mund të ndërtosh institucione për të mbajtur në këmbë një sistem të dizenjuar për t’i shtypur njerëzit. Duhet ose të pranojmë se gjërat kështu funksionojnë, ose që i gjithë sistemi në të cilin jetojmë është një lojë brutale e manipuluar qysh në fillim, ku fituesit janë përcaktuar përpara nisjes së garës. Dhe, nëse vazhdojmë të luajmë, nëse vijojmë të bëjmë sikur e gjithë kjo është normale, atëherë jemi po aq fajtorë sa sistemi dhe shoqëria në të cilën jetojmë./Tema

Related Posts

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
Kryesore

Gerapetritis: Greqia ka në dorë “çelësin” e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

18/06/2026
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)
Kryesore

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (VIDEO)

17/06/2026
Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
Kryesore

Marshim në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

17/06/2026
Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet
Kryesore

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

17/06/2026
Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!
Blog

Masakrohet një çift të moshuarish sepse bashkëpunoi me shtetin!

17/06/2026
Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë
Kryesore

Deputetja e Vlorës sulmon Marjana Koçekun: Dorëzo mandatin dhe dil në zgjedhje, as kecat nuk do të votojnë

17/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026
Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

Shorti i play-off të Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria do të përballet në raundin e parë me Uellsin

18/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al