• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Jam kundër arrestimit të Veliajt, por nuk e ndaloj unë drejtësinë!

18/02/2025
Rama: Jam kundër arrestimit të Veliajt, por nuk e ndaloj unë drejtësinë!

Duke ritheksuar për të disatën herë mbështetjen ndaj SPAK dhe drejtësisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se është kundër arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliajt dhe mbajtjes së tij në paraburgim pa gjyq.

Nga rubrika “Sy m’sy”, kryesocialisti ironizoi kreun e PD Sali Berishën ku tha se ‘Noc rrokun do shkrijë bufi i kënetës’.

Rama tha se zëri kritik është i nevojshëm aty drejtësia e pavarur tejkalon kompetencat apo ku ka parregullsi, por SPAK tha kryeministri nuk do të shkrihet.

Pjese nga deklarata e Rames

“Jam kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, është i gabuar, është disproporcional, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet dhe për të bërë një gjyq të drejtë, por ama, si mund të ndaloj unë ekzekutimin? E pra, në këtë vend ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur përpara 100 vjetësh dhe këtë ndalim të ekzekutimit nuk e ka bërë dikush që është në librat e historisë, e ka bërë dikush që e shikoni që vjen vërdallë çdo ditë, një buf kënete që ulërin “Do shkrij SPAK-un”.

Do shkrijë Noc Rrokun.

Ky është dallimi i madh. Pra, ne duam një drejtësi të pavarur, në duam një drejtësi që të bëjë drejtësi pa parë majtas e djathtas por duke parë vetëm drejt ama patjetër duam një drejtësi europiane, një drejtësi ku të gjitha palët janë të garantuara, një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe ku gjykatësi bën arbitrin e jo ortakun e prokurorit, ku i akuzuari prezumohet i pafajshëm jo me fjalë, por prezumohet i pafajshëm edhe me mënyrën sesi i krijohet mundësia gjatë gjithë hetimit, gjatë gjithë procesit gjyqësor që të sjellë të vërtetat e veta dhe në fund është gjykata që vendos, patjetër. Kjo është parimore, kjo nuk ka të bëjë me elementët konkretë të çështjes. Kështu që…. Ja edhe ky – “SPAK nuk shkrihet vetëm kur vjedhin ata të PS-së”. – Po ama more se jua kanë bërë gojën, aman more se jua kanë bërë gojën, ju ka futur bufi llumin e kënetës në stomak, në ezofag, në plënc e në zorrë dhe e keni bërë fjalën “vjedhje” sikur këtu nuk bëhet asnjë punë tjetër në këtë vend e vetëm vidhet e vidhet. Por jo more se nuk është kështu.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Spektakël në Los Angeles, Clippers triumfon ndaj Minesotës, fitojnë Denver dhe Knicks

NBA/ Spektakël në Los Angeles, Clippers triumfon ndaj Minesotës, fitojnë Denver dhe Knicks

12/03/2026
Seferi në top formë, “bomberi” i dërgon një tjetër “sms” Sylvinho-s

Seferi në top formë, “bomberi” i dërgon një tjetër “sms” Sylvinho-s

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al