• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muzhaqi: Forcojmë mekanizmat për pjesëmarrjen e të rinjve në politikëbërje

18/02/2025
Muzhaqi: Forcojmë mekanizmat për pjesëmarrjen e të rinjve në politikëbërje

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot para komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit, disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për rininë”.

Ministrja Muzhaqi theksoi se nevojitet rishikimi i ligjit dhe ky është një proces që ka nisur që në vitin 2022 dhe ka vijuar gjatë gjithë këtyre viteve përmes konsultimeve me të gjitha grupet e interesit.

“Nga të gjitha konsultimet dhe rishikimi i ligjit pikat që kishin nevojë për të ndryshuar dhe përmirësuar më tej janë në gjashtë aspekte: Forcimi i mekanizmave ligjorë që garantojnë pjesëmarrjen e të rinjve në proceset politikëbërësve dhe vendimmarrëse në nivel vendor e qendror; forcimi i mekanizmave që sigurojnë gjithëpërfshirjen e të rinjve shqiptarë; parashikimi i mekanizmave ligjorë për zbatimin e politikave të reja dhe mbështetjen dhe aktivizimin e të rinjve, si dhe forcimi i mekanizmave ligjorë për vendosjen e standardeve dhe rritjen e cilësisë në shërbimet rinore”, tha Muzhaqi.

Po ashtu, sipas ministres nevojitet edhe rregullimi i disa parashikimeve ligjore si dhe harmonizimi me një numër rezolutash të BE-së.

Ndërsa renditi disa ndryshime në unifikimin e procedurave të përzgjedhjes së të rinjve në Këshillat Rinorë, ministrja theksoi se një aspekt shumë i rëndësishëm për të cilin do të ndërhyhet në ligj është edhe bashkëkryesimi me të rinjtë i këtyre këshillave.

“Bashkë me ministrin apo me kryetarët e bashkive, këshillat do të bashkëkryesohen me të rinjtë. Ky është një propozim i ardhur nga vetë ata dhe i pranuar si ndryshim në ligj”, tha Muzhaqi.
Po ashtu, një element tjetër me rëndësi, sipas ministres, është edhe gjithëpërfshirja në këto këshilla e të rinjve me aftësi të veçanta apo të rinjve nga diaspora.

Ky ligj gjithashtu siguron dhe mbështetje reale përmes politikave të reja për mbështetjen dhe aktivizimin e tyre në tre projekte të rëndësishme si Programi Kombëtar i Praktikave të Punës. Ky program do të mbështesë të rinjtë, duke i siguruar një përvoje kualifikuese profesionale në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera publike, duke garantuar të drejtën e mbikëqyrjes, trajnimit dhe trajtimit ushqimor për të rinjtë gjatë praktikës dhe pas përfundimit të saj, punësimin përmes kontratave të përkohshme të punës të të rinjve me vlerësimin më të lartë.

Programi i Talenteve Rinore mbështet të rinjtë në kultivimin dhe promovimin e talentit të tyre në fushat e artit, kulturës, edukimit, shkencës, teknologjisë dhe sportit, përmes mbulimit të kostove të pjesëmarrjes në kompeticionet dhe në veprimtaritë zyrtare ndërkombëtare, si dhe dhënies së shpërblimit financiar, bazuar në vlerësimin e në rezultatet e arritura nga të rinjtë në këto kompeticione dhe veprimtari ndërkombëtare.

Ndërsa, programi i Nismave Komunitare të zbatuara nga grupimet joformale të të rinjve dhe këshillat vendor rinor, të mbështetura nga fondi grant i dedikuar për rininë me fokus përmirësimin e komunitetit, fshatit apo qytetit në të cilin banojnë. Të rinjtë kanë mundësinë të aplikojnë për mbështetje financiare pranë AKR-së për projekte rinore që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit.

Ndryshimet e propozuara sigurojnë vendosjen e standardeve dhe rritjen e cilësisë në shërbimet rinore. Rregullimet e propozuara synojnë të rrisin mundësinë e qendrave rinore për të përfituar nga financimet e donatorëve të huaj dhe aplikimet në projekte ndërkombëtare.

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Malbora shpërthen ndaj Sarës: Është shumë false, shumë negative

Malbora shpërthen ndaj Sarës: Është shumë false, shumë negative

10/05/2026
Pas alarmit në Greqi, autoritetet shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar dronin misterioz

Pas alarmit në Greqi, autoritetet shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar dronin misterioz

09/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al