• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit, Google ndan kufirin në mes (FOTO)

22/02/2025
Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit, Google ndan kufirin në mes (FOTO)

Lajmi se në Shqipëri është zbuluar një prej liqeneve më interesantë në botë, dhe fare pak larg kufirit me Greqinë, duket se ka shkaktuar një farë revolte te fqinjët tanë jugorë, të cilët kanë parë se e kanë humbur këtë mrekulli me vlera botërore për “çështje metrash”, duke i bërë që të rishikojnë edhe njëherë kufirin.

Këtë herë, de-facto grekët kanë “rrëmbyer” përmes Google Maps një tjetër liqen ndoshta jo më pak të rëndësishëm se ai i zbuluar në thellësitë e tokës në Leskovik.

Bëhet fjalë për liqenin akullnajor të Gramozit, i njohur edhe si liqeni i Beznjas, që zyrtarët grekë pretendojnë se e kanë patur të tyrin, dhe se shqiptarët kanë “lëvizur piramidat kufitare” duke e përvetësuar gjatë viteve të fundit.

Harta si pretendohet nga pala greke se ka qenë kufiri

Skandali nuk ndalet këtu, teksa mediat greke thonë se liqeni i Gramozit, që ndodhet në 2,350 metra lartësi në Malin e Gramozit në Ersekë, është liqeni akullnajor më i madh që ka…Greqia.

Ata madje akuzojnë kryeministrin Edi Rama, i cili kohë më parë kishte postuar fotografi piktoreske nga ky liqen- duke e shoqëruar me mbishkrimin “Shqipëria e bukur”- se po përdor një aset grek për turizëm në Shqipëri.

Postimi i kryeministrit Edi Rama ku e quan liqenin e Gramozit si Shqipëri

Sipas zyrtarëve grekë, ndryshimi i kufirit ka nisur rreth dy vite më parë, deri sa para një viti, liqeni – në Google Maps – është kaluar i gjithi brenda territorit shqiptar.

Ish-kreu i Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare të SYRIZA-s Evangelos Apostolakis ka pretenduar se shqiptarët kanë zhvendosur piramidat në brendësi të kufirit grek duke e përvetësuar këtë liqen.

Tashmë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka kontaktuar me Google, duke e detyruar këtë të fundit të shtyjë sërish kufirin për t’ia dhënë Greqisë liqenin e Gramozit, por megjithatë, janë të pakënaqur sepse Google ka vendosur që kufirin në këtë zonë ta kalojë në mes, duke e ndarë liqenin në dy pjesë, gjysma për Greqinë dhe gjysma tjetër për Shqipërinë.

Kryebashkiaku Nestorio-s në Kastoria, Christos Gkosliopoulos, u ankua gjithashtu për këtë dhe tha se ka njoftuar autoritetet më të larta të Greqisë, të cilët i janë përgjigjur se “janë në dijeni të problemit” dhe se po punojnë që liqenin e Gramozit ta marrin plotësisht brenda territorit të tyre.

Harta aktuale në Google e ndan liqenin mes Shqipërisë dhe Greqisë

Çuditërisht, edhe në Wikipedia, ekzistojnë dy faqe të dedikuara në gjuhën shqipe për të njëjtin liqen. Njëra faqe e cilëson liqenin e Gramozit si liqen grek dhe tjetra nuk përmend “kombësi” por thotë se liqeni ndodhet pranë shfatit Starje, që është fshat shqiptar në zonën e Kolonjës./Vox

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

Arrestimi i Gjestit në Prishtinë: Çfarë rrezikon pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje?

12/03/2026
VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al