• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Panairi i turizmit në Berlin, Kumbaro: Shqipëria turistike, sërish në qendër të vëmendjes globale

25/02/2025
Panairi i turizmit në Berlin, Kumbaro: Shqipëria turistike, sërish në qendër të vëmendjes globale

Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, që do të zhvillohet në datat 4-6 mars, Shqipëria do të ketë vendin e nderit.

Në një postim të publikuar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro thuhet se në këtë ngjarje do të diskutohen të gjitha arsyet që e bëjnë vendin tonë një destinacion turistik mjaft të dëshiruar.

“Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, partnerë, turoperatorë dhe hotelierë përmes performancave artistike dhe paneleve të diskutimit, ofertave turistike dhe takimeve do të prezantojmë përvojat, emocionet dhe shijet unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion turistik të shumëdëshiruar Me 190 vende pjesëmarrëse dhe 5.600 ekspozues në ITB Berlin, ShqipëriaTuristike do të jetë sërish në qendër të vëmendjes globale”, shkroi Kumbaro në Facebook.

Pjesëmarrja në këtë panair synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë para 5600 ekspozuesve dhe 1300 përfaqësuesve të sipërmarrjeve në ITB Berlin, ndërsa për një proces transparent u hodh edhe shorteu që përcakton pozicionimet e turoperatorëve në stendën e Shqipërisë.

Në fokus të panairit do të jenë agroturizmi, kulinaria, pijet tradicionale, tradita në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjell si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit do të jetë dhe turizmi i aventurës përmes shtigjeve piktoreske që ofron Riviera jonë.

Në muajin janar Shqipëria mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Fitur 2025” në Madrid, Spanjë ku tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumtë, por jo vetëm.

Related Posts

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë
Kryesore

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë

29/09/2026
Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona
Kryesore

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona

29/09/2026
Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk duam të ushqejmë spekulimet – Balkanweb.com – News24

Nuk duam të ushqejmë spekulimet – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24

Vllaznia do më shumë nga mesfusha, hapet gara për titullarë – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al