Aktori Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Më herët Paja është shpallur investitor strategjik nga qeveria për një pronë të marrë në bregdet.
Aktori i humorit është pyetur për rreth 60 minuta minuta në SPAK, ndërsa teksa doli nuk i kurseu ironitë. Ai tha se kishte qene për “kafe” me prokurorin dhe ky i fundit i kishte marrë celularin “gabimisht”.
Aktori u shpreh: “Isha me prokurorin në kafe. Pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori timin. Nuk e njoh prokurorin”.
Mësohet se Paja është pyetur në SPAK pikërisht për pronat e përfituara në jug të vendit dhe procedurën që është ndjekur.
Dyshohet se Gazment Paja është paraqitur në SPAK edhe disa ditë më parë.