• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

2 vite nga tragjedia e Tempit, Greqia “dridhet” nga protestat! Mitsotakis: Përpjekje e opozitës për destabilizim

27/02/2025
2 vite nga tragjedia e Tempit, Greqia “dridhet” nga protestat! Mitsotakis: Përpjekje e opozitës për destabilizim

Greqia përgatitet të përjetojë një prej grevave dhe protestave më të fuqishme të viteve të fundit, ditën e përvjetorit të dytë nga tragjedia e Tempit në 28 shkurt 2023, kur dy trena u përplasën dhe 57 pasagjerë, shumica studentë, humbën jetën.

Protesta e re zhvillohet në një moment kur sondazhet e fundit nga kompani të ndryshme tregojnë se partia në fuqi Demokracia e Re ka humbur gati gjysmën e zgjedhësve të saj.

Ajo që ka bërë që qytetarët të dalin në rrugë dhe të protestojnë tashmë masivisht është fakti se dy vjet pas aksidentit tragjik , jo vetëm që nuk është gjendur asnjë fajtor, por siç theksojnë vetë grekët, janë bërë përpjekje nga politikanët në fuqi edhe nga drejtësia , që të mbulohen shumë prej provave të kësaj ngjarjeje.

Në sondazhe tashmë duket qartë se 68% e grekëve nuk besojnë se do të vendoset drejtësia për aksidentin e Tempit. 77% shprehen se nuk janë të kënaqur me përpjekjen e qeverisë për zbardhjen e çështjes, 74% japin të njëjtën përgjigje negative për drejtësinë greke ,por edhe 71% për opozitën parlamentare, e cila kritikon vazhdimisht kryeministrin Mitsotakis se është përpjekur të mbulojë çështjen.

Kreu i qeverisë në një mesazh para mbledhjes së kabinetit mesditën e së mërkurës vuri në dukje se disa nga partitë opozitare dëshirojnë ta kthejnë këtë zi kolektive në një mundësi për një përçarje të re dhe synojnë të krijojnë paqëndrueshmëri politike.

“Tashmë është evidente përpjekja e qarqeve të caktuara për ta ndryshuar këtë klimë të ndjeshmërisë së lartë emocionale në një klimë destabilizimi politik. E shihni që qarkullimi i mesazheve vulgare në internet ka kaluar çdo kufi dhe jo rastësisht një pjesë e opozitës shkoi deri aty sa të fliste për një qeveri vrasëse”, tha ai.

Pothuajse 6 nga 10 grekë kanë deklaruar se do të dalin në rrugë ditën e 28 shkurtit. Në grevë do të marrin pjesë totalisht sindikatat dhe konfederatat e sektorit publik dhe privat, transportet tokësore, detare dhe ajrore do të paralizohen, ndërsa kanë njoftuar se do ti bashkohen protestave të së premtes bizneset e vogla, restorantet, personeli i ambienteve sportive, teatrove , bareve dhe klubeve të natës.

Njëkohësisht organizohen tubime në më shumë se 70 qytete të mëdha të vendit, si dhe në ishuj apo komuna ku ato pritet të jenë të përmasave të pazakonta. Gjithashtu në kujtim të 57 viktimave të tragjedisë, 5 prej të cilëve me origjinë shqiptare, janë thirrur tubime protestash në shumë kryeqytete të Europës, madje edhe në Tiranë./tch

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-Miss Universe, Olivia Culpo shtatzënë me fëmijën e saj të dytë: Dhurata më e mirë për ditëlindje

Ish-Miss Universe, Olivia Culpo shtatzënë me fëmijën e saj të dytë: Dhurata më e mirë për ditëlindje

09/05/2026
Milan, pozicioni i Tares vihet në dyshim, Furlani i kthehet pistës Tony D’Amico

Milan, pozicioni i Tares vihet në dyshim, Furlani i kthehet pistës Tony D’Amico

09/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al