• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata e Lartë “vulos” vendimin për “grupin e zjarrit” në Lazarat, dy burgime të përjetshme për vrasjen e policit të RENEA-s

02/03/2025
Gjykata e Lartë “vulos” vendimin për “grupin e zjarrit” në Lazarat, dy burgime të përjetshme për vrasjen e policit të RENEA-s

Drejtësia i vë ‘kapak’ dosjes së ‘grupit të zjarrit’ në Lazarat. Gjykata e Lartë ka shpallur vendimin e saj për rekursin e 11 të pandehurve të çështjes së përfunduar në Apelin e Krimeve të Rënda më 20 Nëntor 2018 dhe të ankimuar në shkallën e tretë.

Albion Aliko dhe Bajram Boçi do të vuajnë dënim me burgim të përjetshëm për sulmin ndaj forcave Speciale RENEA më 2015, ku u vra efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimet, ndërsa uli dënimet për dy të akuzuar të tjerë, duke marrë parasysh ligjin për të miturit. Vendimi është marrë më 27 shkurt.

Ndërkohë 5 të dënuar të tjerë do të rigjykohen nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që lidhen me fashikullin e dytë të dosjes.

Gykata e Lartë nuk ka ndryshuar dënimin ndaj Albion Alikos dhe Bajram Boçit, të akuzuar si anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” në Lazarat, që sulmoi forcat speciale RENEA gjatë një operacioni ku mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha, në qershor të vitit 2015.

Shkalla e tretë e gjyqësorit ka ndryshuar dënimet vetëm për Alban Alikon dhe Elson Kasmën, që po ashtu ishin të përfshirë në ngjarje, sipas akuzës, duke dhënë 12 vite izolim. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë përcaktoi se ata do të vuajnë nga 12 vite burg, dhe jo nga 20 dhe 18 vjet heqje lirie që ishin dënuar me parë.

Rreth dy muaj më parë, po kjo gjykatë ka vendosur të rigjykojë atë që njihet si dosja e parë Lazarati, ku nën akuzë janë Arbjon Aliko, Gërgu dhe Enrik Skënderi, Alfred Proko dhe Beqo Brahimi. Këta persona u dënuan me 52 vite burg në total, por Gjykata e Lartë ka gjetur shkelje proceduriale në vendimin e apelit dhe në zbardhje e tij.

Në mesnatën e datës 24 qershor 2015, forcat e policisë nisën operacion në zonën e Lazaratit, pasi po qëllohej me armë nga qëndra e fshatit. Në momentin që furgoni po afrohej drejt zonës së zjarrit, ndaj tij është qëlluar me armë nga një largësi rreth 200 metra, pasi grupi kishte ngritur një pritë të organizuar.

Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Më pas procedimi u nda në dy fraksione, ku tashmë të ashtuquajturit ‘grupi i zjarrit’ i Lazaratit, u njohën me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vrasjes së efektivit të policisë, plagosjen e dy të tjerëve dhe armëmbajtjen pa leje.

Related Posts

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë
Kryesore

Katastrofë mjedisore në Lushnje, rezervuari thahet dhe tonelata peshqish mbeten në baltë

29/09/2026
Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona
Kryesore

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, plagosen dy persona

29/09/2026
Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ai është magjik – Balkanweb.com – News24

Spanja spektakolare ndaj Kroacisë, show i Yamal, De la Fuente: Ai është magjik

30/09/2026
Ai është magjik – Balkanweb.com – News24

Ai është magjik – Balkanweb.com – News24

30/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al