• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sarandë, u kap me armë pa leje, çobani dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg

07/03/2025
Delvinë, ish-mësuesi dënohet me 12 vite burg pasi tentoi të vriste bashkëfshatarin

Një çoban 30-vjecar nga Delvina është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Sarandës nën akuzën e “mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Dënimi i dhënë për të ishte 5 vjet burg, por Marius Haxhi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Ngjarja për të cilën akuzohet 30-vjecari ka ndodhur në 1 korrik 2024. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, sipas të cilave i pandehuri Marius Haxhi, në afërsi të fshatit Bajkaj, lëvizte me armë zjarri me vete AK-47(Kallashnikov), është ngritur një grup pune dhe është shkuar në adresën e lartpërmendur për të bërë të mundur verifikimin e këtij informacioni. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Sarandë kanë shkuar në fshatin Bajkaj, në afërsi ku ndodhet resort “Bio Farm Caca”, ku është konstatuar shtetasi Marius Haxhi, i cili pranë një shkurreje po kontrollonte brenda një thesi me ngjyrë të bardhë. Sapo i janë afruar punonjësit e policisë, ky shtetas tentoi të largohej por u bë e mundur kapja e tij. Bashkë me të, policia shkoi pranë vendit ku ndodhej thesi i bardhë, ku në brendësi të të cilit u konstatua një armë zjarri automatike bashkë me një krehër. Gjatë marrjes në pyetje, Haxhi deklaroi se nuk ka lidhje fare me armën e zjarrit, pasi ishte duke kullotur bagëtitë.

Nga ana e policisë, janë administruar pamje filmike të filmuara nga droni i policisë, nga këqyrja e të cilave konstatohet Haxhi që shkon në vendin ku është gjetur arma dhee një person tjetër, i cili largohet me makinë dhe më pas ndërhyjnë punonjësit e policisë që arrestojnë të dyshuarin.

Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtësi i të pandehurit është shprehur se “nuk ka prova të paraqitura dhe të depozituara në fashikullin e Prokurorit që të vërtetojnë që i pandehuri e mbante armën në mënyrë aktive ose e dispononte atë. Pamjet filmike tregojnë një individ tjetër që largohet nga vendi i ngjarjes, duke ngritur dyshime mbi posedimin faktik të armës nga i pandehuri. Fakti që nga akti i ekspertimit të armës nuk janë gjetur gjurmë të të pandehurit e përforcon këtë dyshim dhe ul besueshmërinë e akuzës.

Për me tepër forcat e policisë kanë shkuar afër stanit kanë thirrur të pandehurin dhe e kanë cuar në një vend me shkurre për t’ju treguar se ku ndodhej arma. Këtë fakt punonjësit e policisë nuk e kanë dokumentuar me pamje filmike, pra momentin që kanë shkuar dhe kanë marrë të pandehurin. I pandehuri ka mohuar që të ketë patur një armë të tillë dhe nuk e ka patur asnjë herë. Është një fermer i rregullt, që merret me punë bujqësore dhe blegtori duke kontribuar në ekonominë e tij dhe të familjes, ku së bashku me prindërit e tij kanë rreth 300 krerë dele”.

Pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes, Gjykata e ka dënuar 30-vjecarin me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie.

Related Posts

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025
Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit
Kryesore

Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit

18/12/2025
Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve
Kryesore

Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve

18/12/2025
Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Momente të nxehta në BBVK 4: Eduard Kuçi dhe Bia Khalifa me gjeste të mbuluar me jorgan

Momente të nxehta në BBVK 4: Eduard Kuçi dhe Bia Khalifa me gjeste të mbuluar me jorgan

18/12/2025
Produksioni i “Big Brother VIP Kosova” jep detaje për gjendjen shëndetësore të Albës

Produksioni i “Big Brother VIP Kosova” jep detaje për gjendjen shëndetësore të Albës

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al