• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapen zarfet, kush ngelet jashtë listës së Ramës për 11 majin

09/03/2025

Njësoj si Ledion Liço i cili hap zarfet në Big Brodher, drejtuesit politik të PS përpara Edi Ramës dhe Taulant Ballës drejtues politik për diasporën, hapën zarfet me propozimet e kandidatëve për deputet.

Pak përpara orës 9:30 trajneri fitues i tre mandateve qeverisëse Edi Rama, mbërriti në vilën qeveritare 30 në ish bllok për ti dhënë formë skuadrës garuese të PS, në parlamentaret e 11 Majit.

Serinë e takimeve e nisi me Blendi Klosin drejtues politik qarku Dibër dhe Emiriana Sakon të parën e PS për Durrësin.

Ky proces po mbahet hermetik brenda mureve të kësaj vile duke ia shtuar edhe më shumë ethet deputetëve aktual në pritje të rikandidimit, e më së shumti atyre të cilët për herë të parë aspirojnë për një vend në listë.

Prej kohësh brenda PS diskutohet për një reformim të thellë nga Rama të grupit aktual parlamentar socialist ku me gjasë më shumë se 60% e tyre nuk do të jenë më.

Kjo do të thotë se nuk do të mungojë surprizat për të cilat shquhet dhe i kontrollon me fanatizëm vetëm Edi Rama.

Një gjë është e sigurt dhe e konfirmuar një ditë më parë nga Edi Rama.

“Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza dhe gra që janë forca e të resë, forca e gruas dhe forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Në gjithë pjesën tjetër të skuadrës do të përfshijmë të gjitha energjitë, eksperiencat dhe burrat luftëtarë do të jenë aty për të shkuar dhe fituar në territor vota për PS-në”.

Ndërkohë lista finale e kandidatëve të PS që do ti shkojë KQZ-së do të jenë produktin i një përzierje të shumë faktorëve dhe proceseve të nisura brenda PS.

Një pjesë e kandidatëve do të vinë nga grupi aktual i PS. Me shumë interes pritet të zbulohet se sa prej 300 aplikantëve që kaluan fazën e parë në platformën Deputeti që Duam do të mbërrijnë foto-finishin e hyrë në listë.

Një komponent i rëndësishëm në listë do të jenë edhe ata kandidatë të cilët do të përzgjidhen nga diaspora të cilës PS gjatë katër muajve të fundit i ka kushtuar një vëmendje maksimale.

Gjithçka do të finalizohet me 12 Mars nga ku miratimin e propozimeve do ta vulosë kryesia.

Për mos te rrjedhur asnjë informacion, me gjasë do të jenë një mbledhje kryesie pa telefona njësoj si ajo e 3 Qershorit 2022 kur u diskutuan kandidatët për president./TCH

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al