Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen. Shkresa është dorëzuar në Këshillin Bashkiak. Ai do të jetë në listat e PS për deputet, së bashku me Agron Malajn dhe Tërmet Peçit, të cilët gjithashtu dhanë dorëheqjen nga bashkitë e tyre. Demo është ndërkohë edhe drejtues politik i qarkut Berat për Partinë Socialiste.