Për të dytën ditë radhazi Apeli i GJKKO ka shtyrë dhënien e vendimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ankimuar masën e arrestit me burg.
Vendimi për masën e sigurisë, do të merret ditën e enjte në orën 10:00.
Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë, duke ofruar edhe garanci pasurore.