• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri me Erjonën dhe Zamira në çadrën e PD, Rama tregon pse përmbysi listën e Vlorës

13/03/2025

Një ditë pasi Rama bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet, Edi Rama ka sqaruar strategjinë që kanë përdorur me listat e hapura dhe të mbyllura.

Sipas kryeministrit Rama “listat e hapura dhe partia e mbyllur do të thotë që në kushtet kur të gjitha përpjekjet për të hapur partinë bëjnë një efekt relativ dhe konsumi i energjisë dhe konsumi i kohës që partia të hapet, që në gjithë territorin të ketë gatishmëri ndaj atyre që duan të behën pjesë e saj është i jashtëzakonshëm dhe rezultati është mediokër”.

Ai u shpreh se listat e mbyllur i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë. Ndërsa mori disa shembuj, u ndal tek Vlora, që sipas tij i eshte dhene nje oferte që ata mos mendojne se partia eshte e mbyllur.

“Për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitet e brendshme në territor janë të tilla që e pengojnë hapjen ne duhet ta imponojmë në një moment kyç.

Ta imponojmë duke i thënë mundësi të rinjve që ndryshe nuk do hynin dot. PS nuk është qëllim, por është instrument.

Një shembull tjetër është Vlora. Unë gjithmonë kam menduar se në Vlorë nuk e marrim maksimumin, por unë besoj që vlonjatet do të na e jepnin nëse do t’i jepnim atyre atje në Vlorë një ofertë që nuk ju sjell në mendje mbylljen.

Partinë e mbyllur, partine e disave që kthehet në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuar.

Prandaj në Vlorë e kemi përmbysur listën që kishim, për ti dhënë një ofertë më komplekse dhe për të dhënë një mesazh që kjo parti nuk është e jona, por edhe e juaja”, u shpreh kryeministri, teksa tregoi dhe përplasjen me Erjona Ismailin, të cilën e kandidoi në Vlorë.

“Erjona Ismaili është një vajzë që unë jam njohur në një konflikt, konflikt në telefon. Kur u përmbyt Vlora. Kishte një ankesë, i dhashë përgjigje. Nuk i pëlqeu, folëm në telefon me gishta në vesh. Një kokë shkëmb unë nuk e kam më pak shkëmbore kokën dhe u përplasëm.

Por më bëri shumë përshtypje, sepse mënyra si fliste nuk ishte një person që ankohej në mënyrë banale por që kishte një angazhim dhe u interesova dhe kuptova që ishte një person i angazhuar me shoqërinë civile dhe pashë që nuk kishte dëshirë për ta parë këtë njeri; jo po është e çmendur dhe pse ishte e çmendur, sepse me siguri këtë që bëri me mua, e bënte për gjëra që besonte.

Këta njerëz që besojnë se gjërat mund të bëhen më mirë, nuk janë në kundërshti negative kënetore, këta nuk janë kënetë, nuk shajnë si tifozë se duan pushtetin, po është pjesë e të qenit të politikës”, tha ai.

Rama ironizoi kandidatët rivalë opozitarë në këtë qark.

“Ja në Vlorë çfarë patriotësh mund të jeni ju kur do votoni prapë Leskon dhe Qirje Dulen. Ju do shkoni të votoni kot në Vlorë se nuk do merrni më shumë se 4 deputetë”, tha Rama.

Ai tregoi dhe pse kandidoi disa demokratë “të betuar”, një prej të cilëve pikërisht në Vlorë.

“Alban Zeneli ka qenë deputet i PD-së, ai PD do me qejf, por nga ana tjetër nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës, kështu që ka hapësirën të jetë këtu, kështu që welcome.

Kemi në Tiranë disa, kemi dekanen e fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur. Ka qenë në çadër zonja pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave të pedagogëve.

Deri dje në 2017, se harrova.. O Lul kur ka qenë o vëlla, ëëë kur? 2037? Ë në 2017 më duket ka qenë, sepse mendonte se unë duhet të ikja, tani mendon se duhet të rri”, tha Rama.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al