• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grabitja 300 milionë euro në Ksamil, ‘tërmeti’ institucional pas transmetimit

14/03/2025
Grabitja 300 milionë euro në Ksamil, ‘tërmeti’ institucional pas transmetimit

Së fundi emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar disa denoncime për Suzana Isufajn me pretendimin se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmoi nga Kanadaja se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure që i ati, Agron Golja, i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017. Të ardhurat e qirasë së pronës, me 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj.

Gjithçka ka nisur me një kërkesë-padi të janarit 2012, me të cilën Suzana Isufaj kërkon të godasë një vendim të vitit 2007 të Agjencisë së Kthimit të Pronave. Përmes këtij procesi gjyqësor Suzana kërkon të bëhet pronare e 100 hektarëve pronë, anës detit në Ksamil. Bëhet fjalë për një pronë me vlerë tregu rreth 300 milionë euro.

Palë për procesin e mbyllur në kohë rekord, për tre muaj, kanë qenë Agjencia e Kthimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit, dy institucione kushtetuese që mbrojnë interesat e shtetit shqiptar. Ka dyshime se firma e përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit, Kristaq Kutra është e falsifikuar nëse krahasohet me të tjera nënshkrime të tij.

Trupi gjykues, me kryesues Alltun Çela dhe anëtarë Nevrie Duka dhe Petrit Aliaj, vendosën pranimin e kërkesës së Suzana Isufaj Çini, duke e bërë pronare të 100 hektarëve prona në Ksamil. Ish-kryetari i Gjykatës Sarandë Alltun Çela, i shmanget shpjegimit duke thënë se nuk i kujtohet rasti.

Ish-kryetari i gjykatës Alltun Çela: S’mbaj mend fare!

Gazetari: Jo, e mban mend këtë se është pronë shumë e lakmuar në Ksamil.

Ish-kryetari i gjykatës Alltun Çela: Nuk mbaj mend!

Gazetari: Jeni dhe ju në treshe. Nga investigimi që kemi bërë na rezulton që janë falsifikuar fletët e komunikimit.

Gjyqtarja Nevrie Duka: Atëherë, praktika ka qenë e tillë. Atëherë edhe tani, kryesuesi i trupit gjykues merret me komunikimet, administrimin e dosjes dhe komunikimet…

Menjëherë pas transmetimit, Avokatura e Shtetit ka falenderuar emisionin “Stop”, duke rivendosur afatet për këtë vendim, i cili tani do të apelohet nga ky institucion shtetëror./Tvklan.al

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

11/03/2026
“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al